By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LVV-ja s’do me PDK-në, AAK-ja s’do me LVV-në, kurse LDK-ja e përçarë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LVV-ja s’do me PDK-në, AAK-ja s’do me LVV-në, kurse LDK-ja e përçarë
TOP Momenti

LVV-ja s’do me PDK-në, AAK-ja s’do me LVV-në, kurse LDK-ja e përçarë

Momenti
Published: June 25, 2026




Foto: Laura Hasani





LDK-ja në trazira të brendshme, LVV-ja jep sinjale për negociata, kurse AAK-ja përjashton koalicionin me Kurtin

Pas zgjedhjeve parlamentare skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca më e madhe politike, formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet sfidë për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive.

Your browser does not support the video tag.


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Your browser does not support the video tag.


Ai ka theksuar se synimi është që “vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale”, duke paralajmëruar një fazë intensive konsultimesh politike.


Megjithatë, rruga drejt një marrëveshjeje nuk duket e lehtë. Sipas zhvillimeve të fundit, LVV-ja nuk e sheh PDK-në si partner qeverisës, ndërsa nga kampi opozitar vazhdon rezistenca ndaj një bashkëpunimi me Kurtin.


Kjo e bën LDK-në faktorin më të përfolur në kalkulimet për shumicën e ardhshme parlamentare.


Në LDK të martën tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.


Abdixhiku refuzoi e u kërkoi kryetarëve të degëve ta bëjnë një gjë të tillë. Madje me akuza për sabotim.


Nga kjo parti, është paralajmëruar mundësia për negocim me Vetëvendosjen. Nënkryetari Lutfi Haziri ka përmendur një “pako gjithëpërfshirëse” për president, Qeveri e Kuvend.


Një sinjal i ri ka ardhur edhe nga vetë Vetëvendosje për çështjen e presidentit. Nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se partia është e hapur për diskutime rreth një kandidati konsensual për president.


Ajo ka shmangur megjithatë të japë garanci për ndonjë koalicion të ri qeverisës, duke deklaruar: “Nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër.”


Nagavci ka shtuar se fokusi aktual mbetet krijimi i institucioneve dhe sigurimi i stabilitetit politik, ndërsa bisedimet me subjektet tjera politike janë ende të hapura.


Rreth këtyre zhvillime nuk është se ka pasur përgjigje konkrete nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza. Ai më herët ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe.


Në anën tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Kurti. Ai ka qenë kritik ndaj qasjes së VV-së ndaj LDK-së.


“Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e qeverisë ‘Kurti’, nuk ka AAK-ja kësi ëndrrash. Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka ritheksuar se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në një qeveri të drejtuar nga Vetëvendosje dhe ka bërë thirrje për koordinim më të madh të partive opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe krijimit të institucioneve.


Aktualisht, panorama politike karakterizohet nga tri pozicione kryesore: VV-ja nuk dëshiron bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-ja refuzon një qeveri me LVV-në, ndërsa LDK-ja po përballet me debate dhe ndarje të brendshme që e bëjnë të paqartë rolin e saj në negociatat e ardhshme.


Për këtë arsye, formimi i qeverisë dhe sidomos zgjedhja e presidentit pritet të jenë temat kryesore të javëve në vijim.


Mbështetje Kurtit për një mandat tjetër si kryeministër i ka dhënë Elbert Krasniqi, deputet i zgjedhur nga komuniteti egjiptian. Ai ka thënë se 8 ose 9 deputetë të komuniteteve joshumicë janë të gatshëm ta mbështesin formimin e qeverisë së re nga Kurti.


Në zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje siguroi 53 ulëse. Për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit mjaftojnë 61 vota. Për zgjedhjen e presidentit, në dy rundet e para të votimit duhen 80 vota.


PDK-ja doli e dyta në zgjedhje dhe siguroi 22 ulëse. LDK-ja e treta ka 18 e AAK-ja e katërta ka 7 deputetë. /Telegrafi


source

You Might Also Like

Tentoi ta mashtronte një të moshuar, ndalohet shkupjani në Kriva Pallankë
Certifikimi i rezultateve zgjedhore, KQZ pret shqyrtimin e ankesave
LDK-ja në trazira të brendshme, VV jep sinjale për negociata – Aleanca përjashton koalicionin me Kurtin
Burri rrah gruan në Ferizaj, dërgohet në mbajtje
Bastisje në Pejë, sekuestrohen pajisje për bixhoz të paligjshëm – arrestohen dy persona

You Might Also Like

Haradinaj: AAK-ja s’merr pjesë në qeverinë “Kurti”, ai e do LDK-në si një material për kontroll total
TOP Momenti

Haradinaj: AAK-ja s’merr pjesë në qeverinë “Kurti”, ai e do LDK-në si një material për kontroll total

June 25, 2026
Gjendet vetura e vjedhur në Prizren, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti

Gjendet vetura e vjedhur në Prizren, arrestohet i dyshuari

June 25, 2026
I dyshuari vetplagoset në prani të policisë, në rast e përfshirë një zyrtare policore [video]
TOP Momenti

I dyshuari vetplagoset në prani të policisë, në rast e përfshirë një zyrtare policore [video]

June 25, 2026
Identifikohet i dyshuari që vodhi disa qengja në Prizren, dërgohet në në mbajtje
TOP Momenti

Identifikohet i dyshuari që vodhi disa qengja në Prizren, dërgohet në në mbajtje

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?