By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lufta moderne po e fshin sistematikisht historinë njerëzore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lufta moderne po e fshin sistematikisht historinë njerëzore
TOP Momenti

Lufta moderne po e fshin sistematikisht historinë njerëzore

Momenti
Published: August 14, 2026

Tani nuk mjafton që lufta të vrasë; ajo duhet të zhdukë edhe trashëgiminë e çmuar dhe të shtrenjtë të një populli.

Burimi: The Guardian (titulli: Ukrainian cathedrals, Gaza’s archives, Iranian squares – modern war is systematically erasing human history)
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Luftërat mund të mos bëjnë pushime verore, por ndonjëherë ato shfaqin rraskapitje. Ndërsa dronët lëvizin me shpejtësi sa andej-këndej mbi Ukrainë dhe ngushticën e Hormuzit, një ngërç i zymtë duket se ka pushtuar tokën poshtë tyre. Bombardimet ajrore njohin pak rezistencë dhe edhe më pak fitore apo humbje. Ukraina, Rusia, Izraeli, Irani dhe aleatët e tyre duken të aftë ta sfidojnë diplomacinë dhe të hedhin bomba mbi njëri-tjetrin përgjithmonë.

Në atë pikë, bota e jashtme mundet vetëm të numërojë disa nga kostot. Dëshira e njohur e Vladimir Putinit për të eliminuar identitetin historik të Ukrainës ka çuar në shkatërrimin e saj kulturor. Dy javë më parë, UNESCO raportoi shkatërrimin ose lënien në gjendje rrënimi të 545 ndërtesave të saj historike, përfshirë 156 objekte fetare dhe 43 muze. Është neveritëse përpjekja për të zhdukur atë që vetë Putini pretendon se është pjesë e pandashme e historisë së vetë Rusisë.

Bombardimi nga Rusia i kompleksit Peçersk Lavra në Kiev dhe i Katedrales së Fjetjes së Virgjëreshës së Bekuar, së bashku me shkatërrimin e Katedrales madhështore të Shën Sofisë, janë të krahasueshme me bombardimin e Kremlinit nga Ukraina. Po kështu janë edhe sulmi ndaj një katedraleje dhe një muzeu në Odesa dhe shkatërrimi i një teatri në Mariupol. Këto janë monumente përcaktuese të së kaluarës së Ukrainës. Megjithatë, rrënimi i tyre ka marrë pak publicitet në Perëndim.

Ndërkohë, në Iran, qyteti i bukur i Isfahanit me siguri mund të ishte kursyer nga festa egotistike e bombardimeve e Donald Trumpit. Por, jo. Një vëzhgim i Reuters-it në qershor konstatoi se sheshi historik Naksh-e Xhahan, Xhamia Xhameh dhe pallati i guvernatorit ishin shkatërruar pjesërisht. Në Teheran, pallati mbretëror persian i Golestanit është dëmtuar rëndë. UNESCO raporton për një sulm ndaj një fortese 1800-vjeçare që përfshinte një vendbanim parahistorik, për të cilin thuhet se është 63 mijë vjet i vjetër.

Pasoja më e egër e kolapsit të rendit në Lindjen e Mesme është dëmtimi ose shkatërrimi i raportuar i më shumë se 80 përqind të ndërtesave në Gazë. Vetë qyteti i lashtë i Gazës tani është kryesisht rrënojë. Të bombarduara nga Izraeli janë Xhamia e Madhe Omari e periudhës mesjetare dhe Kisha e Shën Porfirit që daton nga shekulli i pestë dhe është një nga vendet më të lashta të krishterimit.

Arkivat e Gazës janë shkatërruar. Biblioteka e Xhamisë Omari dhe qendra kulturore ngjitur me të, mijëra dokumentet e lashta të saj të cilat u kishin mbijetuar Kryqëzatave, raportohet se kanë humbur. Muzeu Al Karara u bombardua nga ajri dhe më pas u rrafshua me buldozer. E gjithë e kaluara e një populli është zhdukur qëllimisht.

Sa i përket luftës së Izraelit kundër Libanit, ajo kulmoi në qershor me atë që dukej se ishte bombardimi i panevojshëm i portit të lashtë të Tirit. Kjo përfshinte një sulm ndaj vendit ku ndodhet hipodromi romak. U dëmtua gjithashtu fortesa 1000-vjeçare e Bofortit. E kaluara, qartazi, nuk gëzon asnjë privilegj.

Luftërat ajrore nuk janë si ato tokësore. Ushtarët me armë kanë objektiva. Kështu, na thuhet vazhdimisht, kanë edhe raketat moderne, por kjo nuk e shpjegon bombardimin nga ShBA-ja të një shkolle iraniane për vajza në shkurt. Realiteti është se bombarduesit veprojnë pa shumë kujdes, sepse janë pothuajse të paprekshëm, ndërsa viktimat e tyre duken të vogla dhe anonime. Bombarduesit nuk pushtojnë territor dhe as sigurojnë dorëzimin. Ata janë shfaqje të maçoizmit të udhëheqësve.

Gjatë pushtimit të Italisë nga Aleatët në vitet 1943-1945, dihej se oficerë të veçantë britanikë dhe amerikanë ndërmerrnin hapa për t’i mbrojtur monumentet e saj nga shkatërrimi. Si rezultat, qytetet e lashta të Italisë mbijetuan në masën të cilën qytetet e Gjermanisë nuk e arritën. Më pas, pati përpjekje të sinqerta për të zhvilluar rregulla të luftës, përfshirë respektimin e monumenteve kulturore dhe historike. Lufta ende shihej si një përballje mes profesionistësh, jo mes kulturash.

Rezultati ishte Konventa e Hagës e vitit 1954 dhe Konventa për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore e vitit 1972. Por, vitet e fundit, gjatë të cilave kemi parë një kolaps të qeverisjes globale, e kanë lënë Konventën e Hagës një tigër prej letre, ashtu si atë disiplinën tjetër të supozuar, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së. Fitorja sot duket se qëndron në shkatërrimin e identitetit dhe moralit të armikut po aq sa në vrasjen e njerëzve të tij. Kur Shteti Islamik shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit irakian të Mosulit në vitin 2014, ai iu vu punës për të zhdukur çdo gjurmë të së kaluarës së tij. Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit, se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, tregoi një qasje po aq primitive ndaj konfliktit. Kjo vështirë se i paralajmëroi bombarduesit e tij që t’i kursenin xhamitë e Isfahanit.

Nga organizmat ndërkombëtarë, UNESCO është aktive në mbajtjen e një regjistri të fatit të trashëgimisë kulturore në mbarë botën, por një regjistër është vetëm një regjistër. Dokumentimi prej saj i shkatërrimit që Rusia dhe Izraeli u kanë shkaktuar armiqve të tyre të urryer është si të shikosh një tragjedi historike teksa zhvillohet në kohë reale. Pothuajse do të parapëlqenim që kjo të ndodhte pas shpinës sonë.

Një gjë që mund të bëjë bota e jashtme është të ndihmojë ata që përpiqen të ndihmojnë veten. Kështu, Programi i Reagimit ndaj Krizave i Fondit Botëror të Monumenteve është i paçmueshëm. Ai dërgon ndihma, këshilla dhe materiale në zonat e luftës, pothuajse përpara se bombat të kenë pushuar së rëni. Ai ishte i pranishëm në Mosul dhe Fondi i tij i Reagimit për Ukrainën ka shumë projekte (26 prej të cilave kanë përfunduar) që ndihmojnë në mbrojtjen dhe stabilizimin e ndërtesave të bombarduara, për t’i restauruar ndoshta një ditë.

Ndërsa Perëndimi vazhdon të ndërhyjë në luftëra të huaja, ndoshta kjo është më e pakta që disa prej nesh mund të bëjnë. Një nga detyrimet më të thella të njerëzimit është ndaj së kaluarës së tij. Ajo e kaluar nuk njeh kufij kombëtarë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dy vatra të zjarrit në një lagje të Krujës, nis ndërhyrja për shuarjen e tyre dhe parandalimin e riaktivizimit
Gjini përshëndet qëndrimin e ri të LDK-së, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës
Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret
Për shkak të një aksidenti rrugor ndërpritet trafiku në rrugën Strumicë – Novo Sellë
Shtohen zjarret në Shqipëri, shkon në 18 numri i vatrave aktive

LEXO GJITHASHTU

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh
Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh
Lajme
Gjini reagon pas vendimit të LDK-së
Gjini reagon pas vendimit të LDK-së
Lajme
Mustafa: Kurti është “uzurpator”, PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive
Mustafa: Kurti është “uzurpator”, PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive
Lajme
“Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra
“Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra
Lajme
Vllasi për situatën politike: Bota po habitet me ne
Vllasi për situatën politike: Bota po habitet me ne
Lajme

You Might Also Like

“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë
TOP Momenti

“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë

August 14, 2026
BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
TOP Momenti

BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë

August 14, 2026
Shqiptarët e gjetën zërin
TOP Momenti

Shqiptarët e gjetën zërin

August 14, 2026
Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë
TOP Momenti

Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?