By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra
Lajme

“Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra

Momenti
Published: August 14, 2026

Një zjarr i madh që shpërtheu mbrëmë në zonën e Lokva Rogoznicës në Kroaci është përhapur gjatë natës në drejtim të Omishit, duke përfshirë zonat mbi qytet dhe duke iu afruar qendrës.

Flakët kanë rrezikuar banesa dhe objekte të shumta, ndërsa rreth 1 mijë persona janë evakuuar, mes tyre banorë dhe turistë. Një pjesë e tyre janë larguar nga zona edhe me anije.

Your browser does not support the video tag.

Sipas autoriteteve, 36 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 14 janë shtruar në spital. Dhjetë prej tyre ndodhen në kujdes intensiv, ndërsa shtatë janë në gjendje të rëndë.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Janë dëmtuar ose djegur shtëpi, automjete, objekte turistike dhe biznese. Në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë natës janë dëgjuar shpërthime të bombolave të gazit, ndërsa sirenat e zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve të emergjencës kanë qenë të vazhdueshme.

Kryekomandanti i zjarrfikësve, Slavko Tucakoviq, ka deklaruar se situata është më e qetë, por zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 900 deri në 1000 hektarësh.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar deri tani viktima, por kanë paralajmëruar se nuk përjashtohet mundësia që në zonën e përfshirë nga zjarri të gjenden persona të bllokuar. Aktualisht po kontrollohen shtëpitë dhe zonat e prekura.

Ndërkohë, po vazhdon kërkimi për dy gra, me familjarët e tyre që nuk kanë mundur të kontaktojnë me to. Autoritetet po verifikojnë fillimisht nëse ato janë strehuar në ndonjë nga qendrat e pritjes për të evakuuarit.

Kryeministri kroat Andrej Plenković ka mbërritur në Omish së bashku me disa ministra për të koordinuar me autoritetet lokale, zjarrfikësit, policinë, mbrojtjen civile dhe shërbimet shëndetësore menaxhimin e situatës dhe pasojat e zjarrit.

The post “Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Prokurori: I dyshuari e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA dhe kishte kontakte të vazhdueshme me zyrtarët serbë
Bessent: SHBA do të zbatojë masa “të papara ndonjëherë” për ta izoluar ekonomikisht Iranin
Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues
100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë
PDK do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00

LEXO GJITHASHTU

​Rumania mbyll të vetmin central bërthamor, vala e të nxehtit ul ndjeshëm nivelin e Danubit
​Rumania mbyll të vetmin central bërthamor, vala e të nxehtit ul ndjeshëm nivelin e Danubit
TOP Momenti
Dy vajza të mitura zhduken në Prishtinë, rasti po hetohet
Dy vajza të mitura zhduken në Prishtinë, rasti po hetohet
TOP Momenti
Dyshohet se shantazhoi një grua në Prizren, arrestohet në flagrancë një person – sekuestohen mbi 21 mijë euro
Dyshohet se shantazhoi një grua në Prizren, arrestohet në flagrancë një person – sekuestohen mbi 21 mijë euro
TOP Momenti
367 shërbime emergjente brenda 24 orëve  në QKUK
367 shërbime emergjente brenda 24 orëve në QKUK
TOP Momenti
New details about the arrest of controversial preacher Elvedin Peziq
New details about the arrest of controversial preacher Elvedin Peziq
TOP Momenti

You Might Also Like

Situata e zjarreve në Shqipëri, 11 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për djegien e banesave në një zonë të Dibrës
Lajme

Situata e zjarreve në Shqipëri, 11 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për djegien e banesave në një zonë të Dibrës

August 14, 2026
AKB: Mungesa e dialogut politik po e thellon krizën dhe po frenon investimet
Lajme

AKB: Mungesa e dialogut politik po e thellon krizën dhe po frenon investimet

August 14, 2026
Nigel Farage rikthehet në Parlament, fiton zgjedhjet e pjesshme
Lajme

Nigel Farage rikthehet në Parlament, fiton zgjedhjet e pjesshme

August 14, 2026
Zjarri në bregdetin kroat arriti deri në pazh (pamje)
Lajme

Zjarri në bregdetin kroat arriti deri në pazh (pamje)

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?