Një person ka vdekur dhe dy oficerë policie janë plagosur në një të shtënë të dyshuar të lidhur me bandat në Overasselt, një fshat në Gelderland, në orët e para të së martës. Një numër i madh arrestimesh janë bërë dhe fshati është rrethuar.
Imazhe të paverifikuara të ndara nga Telegraaf tregojnë një grup prej të paktën 30 personash të armatosur, disa prej të cilëve mbanin pushkë automatike, duke qëlluar jashtë një prone. Gazeta Telegraf shkruan se personat e armatosur po sulmonin një shtëpi fshati që më parë ishte përdorur si laborator droge dhe si pasojë është vrarë një roje sigurie.
Derisa, oficerët e plagosur thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën, dhe policia ka thënë se burri i ndjerë është një 41-vjeçar nga Zwolle.
The post Lufta me bandat, një person i vrarë dhe dy oficerë policie të plagosur në një fshat të Holandës appeared first on Gazeta Express.

