By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryesia e përfundoi, në LDK tani mbledhja e Grupit Parlamentar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryesia e përfundoi, në LDK tani mbledhja e Grupit Parlamentar
Lajme

Kryesia e përfundoi, në LDK tani mbledhja e Grupit Parlamentar

Momenti
Published: September 1, 2026

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës po nis tani mbledhja e Grupit Parlamentar, një ditë pas marrëveshjes që e arritën kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President të vendit.

Para kësaj mbledhjeje, Kryesia e LDK-së mbajti një së Kryesisë së LDK-së, Abdixhiku do ta mbajë një mbledhje edhe me Grupin Parlamentar.

Your browser does not support the video tag.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, tha para nisjes së mbledhjes së Kryesisë se nuk e konteston figurën e Bekim Sejdiut, por se do të duhej që emri i tij të diskutohej paraprakisht në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se Sejdiu i ka “të gjitha cilësitë” për të qenë President.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i pyetur dje nëse do ta votojë Sejdiun për President, iu përgjigj shkurt Gazetës Express: “JO”. Më pas shkroi në një postim në Facebook se “nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”. Tha se “Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikues” dhe se kjo kandidaturë “nuk e përmbush këtë kriter”.

Pasi njoftoi për marrëveshjen me Kurtin, Abdixhiku shkroi dje në Facebook se “LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak”.

LVV-ja i ka 53 deputetë, ndërsa LDK-ja 18. Me 11 deputetët e minoriteteve, pa përfshirë ata të Listës Serbe, bëhen 82 deputetë, mjaftueshëm për zgjedhjen e Presidentit. Por, sikurse Hoti, në LDK ka edhe disa deputetë të tjerë që janë shumë të zëshëm kundër LVV-së dhe të cilët madje kanë kërkuar largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë. Ata mund të mos binden të marrin pjesë në votim.

Kreu i LDK-së tha dje se me LVV-në bënë një “punë të mirë dhe të mbarë” për vendin, duke u dakorduar që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President.

Abdixhiku kërkoi që tani “pa vonesa” të konstituuohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria e re dhe Presidenti.

The post Kryesia e përfundoi, në LDK tani mbledhja e Grupit Parlamentar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I riu që vdiq në kantierin e stacionit policor në Zubin Potok, Lushtaku: Humbja e tij është dhimbje e madhe
LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues
Omani: Sejdiu do t’i vazhdonte punë në mbrojtje të demokracisë e Kushtetutës, flas për Presidencën jo për institucionet tjera
Osmani: LDK s’bie në kurthe të askujt, me krenarinë më të madhe e propozuam Bekim Sejdiun për President
Policia e konfirmon që 29-vjeçari vdiq derisa po punonte në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok, një i arrestuar

LEXO GJITHASHTU

Komuna e Çairit për incidentin me thika: Ngjarja nuk ka ndodhur në territorin e komunës tonë, apelojmë për raportim të saktë
Komuna e Çairit për incidentin me thika: Ngjarja nuk ka ndodhur në territorin e komunës tonë, apelojmë për raportim të saktë
TOP Momenti
29-vjeçari Bajram Selimi nga Kuqica e Skënderajt humbi jetën në kantierin e ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok
29-vjeçari Bajram Selimi nga Kuqica e Skënderajt humbi jetën në kantierin e ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok
Lajme
Hoxhaj publikon pamje me Thaçin nga koha kur drejtonte Arsimin: Kur isha ministër, çdo nxënës pajisej me libra falas
Hoxhaj publikon pamje me Thaçin nga koha kur drejtonte Arsimin: Kur isha ministër, çdo nxënës pajisej me libra falas
Lajme
Filipçe: Për dy vjet, shporta e konsumatorit është rritur për rreth 10.000 denarë
Filipçe: Për dy vjet, shporta e konsumatorit është rritur për rreth 10.000 denarë
TOP Momenti
Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë
Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë
TOP Momenti

You Might Also Like

Osmani: Shpresoj shumë që t’i kemi 18 votat e deputetëve të LDK-së për Sejdiun President, e propozuam ne
Lajme

Osmani: Shpresoj shumë që t’i kemi 18 votat e deputetëve të LDK-së për Sejdiun President, e propozuam ne

September 1, 2026
A do ta votojë Bekim Sejdiun? Hykmete Bajrami thotë se së pari e jep qëndrimin në parti
Lajme

A do ta votojë Bekim Sejdiun? Hykmete Bajrami thotë se së pari e jep qëndrimin në parti

September 1, 2026
Vdes Daut Dauti gazetari, historiani e publicisti i njohur kosovar
Lajme

Vdes Daut Dauti gazetari, historiani e publicisti i njohur kosovar

September 1, 2026
Kica-Xhelili: Vështirë të gjej arsye për të mos e votuar Bekim Sejdiun, të shohim nëse arrijmë konsensus në GP
Lajme

Kica-Xhelili: Vështirë të gjej arsye për të mos e votuar Bekim Sejdiun, të shohim nëse arrijmë konsensus në GP

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?