By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ligji uli dallimet në çmimet e barnave në Kosovë, por zbatimi nxori sfida të reja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ligji uli dallimet në çmimet e barnave në Kosovë, por zbatimi nxori sfida të reja
Lajme

Ligji uli dallimet në çmimet e barnave në Kosovë, por zbatimi nxori sfida të reja

Momenti
Published: August 3, 2026

Demokraci Plus (D+) ka publikuar analizën “Transparenca dhe zbatimi i rregullimit të çmimeve të produkteve medicinale në Kosovë”, e cila vlerëson ndikimin e reformës për nivelizimin e çmimeve të barnave në barnatoret e Kosovës dhe sfidat e shfaqura gjatë zbatimit të saj.

Sipas analizës, miratimi i Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale ishte një reformë e nevojshme, pasi për më shumë se dy dekada qytetarët paguanin çmime të ndryshme për të njëjtin produkt medicinal në barnatore të ndryshme. Po ashtu, në disa raste institucionet publike kishin blerë barna me çmime dukshëm më të larta sesa ato në treg.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, D+ vlerëson se zbatimi i reformës është shoqëruar me vonesa për shkak të kapaciteteve të kufizuara institucionale. Edhe pse ligji hyri në fuqi në vitin 2023, Lista e parë Zyrtare e Çmimeve filloi të zbatohej vetëm në shkurt të vitit 2025.

Periudha e tranzicionit solli disa probleme praktike, përfshirë mungesën e çmimeve të deklaruara për disa produkte, paqartësitë në trajtimin e stoqeve ekzistuese dhe mungesat e përkohshme të disa barnave, ndër to edhe tretësirat infuzive NaCl.

Gjetjet e analizës bazohen edhe në një anketë me qytetarë, ku rezulton se rreth 81 për qind e të anketuarve vazhdojnë të perceptojnë dallime në çmimet e barnave. Ndërkohë, 40 për qind e qytetarëve nuk janë në dijeni se çmimi zyrtar i produktit medicinal është i shënuar në banderolë.

Vetëm 5 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se kanë raportuar ndonjëherë raste të dyshuara për mospërputhje të çmimeve, një situatë që sipas D+ lidhet edhe me mungesën e një fushate të mjaftueshme informuese për publikun.

Analiza evidenton edhe mangësi në modelin aktual të rregullimit të çmimeve. D+ argumenton se ligji nuk parasheh mundësi për negociim të drejtpërdrejtë të çmimeve me kompanitë farmaceutike në raste të jashtëzakonshme, siç ishte sigurimi i vaksinave gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu, organizata ngre shqetësime për marzhën maksimale prej 7.5 për qind për qarkullimin me shumicë dhe mungesën e një përkufizimi të qartë për “shpenzimet e tjera”, të cilat mund të ndikojnë në interesimin e operatorëve ekonomikë për furnizimin e tregut me produkte të caktuara.

Sipas analizës, gjatë vitit 2026 janë tërhequr autorizimet e marketingut për 33 produkte origjinatore, duke ngritur shqetësime për ndikimin e modelit aktual në sigurinë e furnizimit me barna.

D+ ka trajtuar edhe çështjen e kontrabandës së barnave, duke theksuar se nivelizimi i çmimeve nuk ka eliminuar këtë dukuri. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se në vitin 2025 janë konfiskuar 1,823.30 kilogramë produkte medicinale me vlerë mbi 93 mijë euro.

Sipas organizatës, këto të dhëna tregojnë se luftimi i kontrabandës kërkon masa më të gjera sesa vetëm rregullimin e çmimeve.

Në përfundim të analizës, D+ rekomandon rishikimin e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale, duke kërkuar qartësimin e kompetencave institucionale për mbikëqyrje, rishikimin e marzhës prej 7.5 për qind, definimin e “shpenzimeve të tjera”, krijimin e bazës ligjore për negociimin e çmimeve në raste të jashtëzakonshme dhe riorganizimin e kompetencave ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe mekanizmave teknikë të sistemit.

Sipas D+, këto ndryshime do të ndihmonin në rritjen e fleksibilitetit, parashikueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së reformës së çmimeve të barnave në Kosovë.

The post Ligji uli dallimet në çmimet e barnave në Kosovë, por zbatimi nxori sfida të reja appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Birraria njoftoi se do të dhurojë birrë falas kur të vdesë Trump, humb licencën shtetërore
Rusia po e forcon mbrojtjen në një rrugë kyçe të transportit detar për shkak të “situatës së tensionuar”
Kusari-Lila thotë se rënia e çmimit të naftës në bursat botërore nuk reflektohet menjëherë në Kosovë
Përmbytjet në Indi, 14 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Fundjavë e përgjakur mes Rusisë dhe Ukrainës – Sulme me raketa në Kiev, goditen rafineri dhe anije në Detin e Zi
Lajme

Fundjavë e përgjakur mes Rusisë dhe Ukrainës – Sulme me raketa në Kiev, goditen rafineri dhe anije në Detin e Zi

August 3, 2026
Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
Lajme

Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

August 3, 2026
Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LVV-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
Lajme

Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LVV-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

August 3, 2026
​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës
Lajme

​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?