By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë
Lajme

Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë

Momenti
Published: August 3, 2026

Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet më të shtrenjta të Europës për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat e familjeve dhe renditen ndër tregjet më pak të përballueshme në botë.

Sipas një harte të publikuar nga njësia e të dhënave “Visual Capitalist”, e cila u referohet të dhënave të UN-Habitat, World Cities Report 2026, çmimi i një banese në Shqipëri është sa të ardhurat e një familjeje për 15.7 vjet.

Your browser does not support the video tag.

Me këtë tregues, Shqipëria renditet në vendin e 156-të nga 181 vende dhe territore, ku vendet në fund të klasifikimit janë ato me banesat më pak të përballueshme.

Në Europë, vetëm Serbia ka një raport më të lartë, prej 15.9 vjetësh të ardhura, ndërsa në nivel botëror Shqipëria renditet mes 26 vendeve ku blerja e një banese është më e vështirë në raport me të ardhurat.

Raporti mes çmimit të shtëpisë dhe të ardhurave tregon se sa vite të ardhura vjetore të një familjeje nevojiten për të përballuar çmimin e një banese tipike. Sa më i lartë të jetë ky raport, aq më pak i përballueshëm është tregu i banesave.

Treguesi i Shqipërisë është rreth 40% më i lartë se mesatarja globale prej 11.2 vjet të ardhura.

Çmimi mesatar i një banese është i barabartë me të ardhurat e plota që një familje siguron gjatë pothuajse 16 viteve. Në praktikë, koha që nevojitet për të blerë një shtëpi është shumë më e gjatë, pasi familjet nuk mund t’i kursejnë të gjitha të ardhurat e tyre, por duhet të përballojnë shpenzimet për ushqim, energji, transport, arsim dhe nevoja të tjera të përditshme, por treguesi përdoret për efekt krahasimi me shtetet e tjera.

Shqiptarët duhet të punojnë më shumë se vendet e zhvilluara të Europës

Në nivel botëror, Siria ka raportin më të lartë mes çmimit të banesës dhe të ardhurave, prej 86.7 vjetësh.

Ajo ndiqet nga Sri Lanka, ku një banesë kushton sa 40.8 vjet të ardhura, Kina me 34.6 vjet, Nepali me 32.8 vjet dhe Kamboxhia me 32.5 vjet.

Ndër vendet e tjera ku banesat janë veçanërisht të shtrenjta në raport me të ardhurat renditen Filipinet, me një raport prej 30.1, Nigeria me 28.2, Koreja e Jugut me 26, Irani me 25.1, Monako me 25 dhe Tajlanda me 24.

Vietnami ka një raport prej 23.5 vjetësh të ardhura, ndërsa Argjentina 22.7, Peruja 19, Venezuela 18.9, Indonezia 18.5 dhe Brazili e Libani nga 18.3.

Në Europë, pas Serbisë dhe Shqipërisë, raportet më të larta shënohen në Çeki, me 14.9, Hungari me 14.6, Kroaci dhe Sllovaki me nga 13.2, Mal të Zi me 13.1, Lituani me 12.7 dhe Portugali me 12.6.

Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë një raport prej 13.3 vjetësh, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina 11.4. Mbretëria e Bashkuar ka një raport 8.3, Spanja 7.8 dhe Belgjika 6.5.

Për krahasim, blerja e një banese rezulton më e përballueshme në disa prej vendeve kryesore ku kanë emigruar shqiptarët. Në Greqi, çmimi median i një banese është sa rreth 12.5 vite të ardhura familjare, në Itali sa 9.7 vite, ndërsa në Gjermani sa 10.7 vite.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportin më të ulët mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave, prej vetëm 3 vjetësh të ardhura familjare.

Ato ndiqen nga Afrika e Jugut, me raport 3.4, Koreja e Veriut me 3.5 dhe Omani me 3.6.

Shtetet e Bashkuara renditen gjithashtu ndër tregjet më të përballueshme, me një raport prej 4.5 vjetësh të ardhura.

Sipas Visual Capitalist, në vendet e Gjirit, të ardhurat relativisht të larta dhe programet e strehimit të mbështetura nga qeveritë ndihmojnë që blerja e banesave të mbetet e përballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë u rritën 122% në shtatë vjet

Renditja e Shqipërisë ndër vendet më të shtrenjta për blerjen e banesave vjen pas një rritjeje të fortë të çmimeve të pronave gjatë viteve të fundit, sidomos në Tiranë.

Sipas të dhënave të “Keydata”, të publikuara nga “Monitor”, çmimi mesatar i apartamenteve në kryeqytet arriti në mars të vitit 2026 në rreth 2,141 euro për metër katror.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2019, kur çmimi mesatar ishte rreth 965 euro për metër katror, apartamentet në Tiranë janë shtrenjtuar me rreth 122% brenda shtatë viteve.

Vetëm gjatë vitit të fundit, çmimet e apartamenteve në kryeqytet vijuan të rriteshin, të nxitura nga kërkesa e lartë për prona, zgjerimi i ndërtimeve të reja dhe çmimet më të larta në zonat qendrore dhe në projektet e reja rezidenciale dhe kanalizimi i parave informale në ekonomi.

Me çmimin mesatar të marsit 2026, një apartament me sipërfaqe 70 metra katrorë në Tiranë kushton rreth 150 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për një familje, teksa paga mesatare bruto në vend është më pak se 900 euro dhe ajo neto rreth 750 euro. /Monitor

The post Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK
Aleanca refuzon takimin me Kurtin, kjo është ftesa që iu dërgua Ardian Gjinit
Kurti nis “përpjekjen” e re për t’i bërë institucionet, Aleanca thotë se mori ftesë për takim
Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre
Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoni, drejtone automjetin me 220 km/h

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
Lajme

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë

August 3, 2026
Ekstradohet nga Roma në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore
Lajme

Ekstradohet nga Roma në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore

August 3, 2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
Lajme

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

August 3, 2026
Shpërthen Legjionella në Bazel: Një person i vdekur, 25 të shtruar në spital
Lajme

Shpërthen Legjionella në Bazel: Një person i vdekur, 25 të shtruar në spital

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?