By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës
Lajme

​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës

Momenti
Published: August 3, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar si “terror” veprimet e institucioneve të Kosovës sa herë që janë zhvilluar hetime apo arrestime të të dyshuarve për krime lufte.

Rrjedhimisht njëjtë reagoi edhe ndaj aksioneve të fundit në veri të vendit, ku po dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një vizite në Republikën Srpska, Vuçiq komentoi arrestimet e fundit të disa serbëve në veri të Kosovës, të arrestuar së fundmi lidhur me dyshimet për zhdukjen e 23 intelektualëve nga Mitrovica më 1999.

Siç edhe bën zakonisht, ai pretendoi sërish se autoritetet në Prishtinë “ushtrojnë presion” ndaj komunitetit serb.

“Serbët janë këtu, të fuqishëm, sikurse edhe serbët në Kosovë, të cilët edhe sot po i kundërvihen terrorit të tmerrshëm dhe çdo ditë po shpikin diçka kundër tyre… Askush nuk flet për vuajtjet e të krishterëve ortodoksë… Por askujt që po e terrorizon popullin tonë në Kosovë nuk i ka ecur dita deri në agim”, pretendoi Vuçiq, sipas Danas, transmeton KosovaPress.

Deklarata me përmbajtje dezinformuese ditëve të fundit kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë, duke vënë në pah një mobilizim të Serbisë në narrativat kundër Kosovës.

Ishte ministrja serbe, Snezhana Paunoviq që madje përmendi edhe “spastrimin etnik të Kosovës”, duke thënë se do ta bënte një gjë të tillë në kohën e Millosheviqit, më 1998.

Ndryshe, fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet, pas dyshimeve për ekzistencën e një varreze masive nga periudha e luftës, e ku janë gjetur mbetje mortore të njeriut dhe veshmbathje. Lokacionin e kanë vizituar ditëve të fundit krerët shtetërorë në detyrë Albulena Haxhiu e Albin Kurti, ministri për Familje, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Ndërkaq dje – 2 gusht, një varrezë është zbuluar në Jabukë të Zubin Potokut.

Nga institucionet e Kosovës është përsëritur thirrja që Serbia të hapë arkivat shtetërore, ushtarake dhe policore, veçanërisht dokumentacionin e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, brigadë kjo që këtë fundjavë u nderua në Serbi. /KP

The post ​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK
Aleanca refuzon takimin me Kurtin, kjo është ftesa që iu dërgua Ardian Gjinit
Kurti nis “përpjekjen” e re për t’i bërë institucionet, Aleanca thotë se mori ftesë për takim
Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre
Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoni, drejtone automjetin me 220 km/h

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
Lajme

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë

August 3, 2026
Ekstradohet nga Roma në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore
Lajme

Ekstradohet nga Roma në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore

August 3, 2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
Lajme

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

August 3, 2026
Shpërthen Legjionella në Bazel: Një person i vdekur, 25 të shtruar në spital
Lajme

Shpërthen Legjionella në Bazel: Një person i vdekur, 25 të shtruar në spital

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?