Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, ka thënë se përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoni të Veriut.
Në postimin e saj, Rizvanolli ka shtuar edhe se, çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve.
‘’ Për shembull, herën e fundit që Kosova ka eksportuar në Maqedoni të Veriut, KEK e ka shitur thëngjillin në një tender të jashtëligjshëm me çmim prej vetëm 8 Euro, duke përfshirë tantiemën prej 3 Euro dhe TVSh-në prej 18%’’, ka thënë ajo.
Postimi:
Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut.
✅ Për herë të parë, kontrata është bërë mes dy kompanive publike, KEK dhe ESM.
✅ Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve. Për shembull, herën e fundit që Kosova ka eksportuar në Maqedoni të Veriut, KEK e ka shitur thëngjillin në një tender të jashtëligjshëm me çmim prej vetëm 8 Euro, duke përfshirë tantiemën prej 3 Euro dhe TVSh-në prej 18%.
✅ Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk ndikohet në asnjë mënyrë nga kjo kontratë, duke qenë se ESM është përgjegjëse për eskavimin dhe transportin e thëngjillit që do ta blejë.
The post Marrëveshja për shitje të qymyrit në RMV, Rizvanolli: Prodhimi i rrymës në Kosovë s’ndikohet nga kjo kontratë appeared first on Gazeta Express.

