By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LDK pati katër kryetarë në 37 vjet, sot mund të zgjedhet i pesti – Ibrahim Rugova mbetet më jetëgjati
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LDK pati katër kryetarë në 37 vjet, sot mund të zgjedhet i pesti – Ibrahim Rugova mbetet më jetëgjati
TOP Momenti

LDK pati katër kryetarë në 37 vjet, sot mund të zgjedhet i pesti – Ibrahim Rugova mbetet më jetëgjati

Momenti
Published: July 30, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është partia më e vjetër politikë në Kosovë.

Ajo u themelua më 23 dhjetor 1989, në Prishtinë.

Gjatë këtyre 37 vjetëve, këtë subjekt e kanë udhëhequr katër kryetarë.

I pari dhe më jetëgjati në këtë detyrë ishte themeluesi, Ibrahim Rugova.

Ai ishte në krye të LDK-së nga 23 dhjetori 1989 deri më 21 janar 2006, kur ndërroi jetë, duke e drejtuar partinë për 16 vjet e 29 ditë.

Pas vdekjes së Rugovës, LDK kaloi një periudhë tranzicioni, ndërsa në dhjetor të vitit 2006 kryetar u zgjodh Fatmir Sejdiu, i cili në atë kohë ishte edhe presidenti i vendit. Ai qëndroi si shef partie deri më 7 nëntor 2010, për 3 vjet e 333 ditë.

Në Kuvendin e shtatë zgjedhor të LDK-së, që u mbajt me këtë datë, drejtimin e këtij subjekti e mori Isa Mustafa, i cili e udhëhoqi atë për 10 vjet e 127 ditë, deri më 14 mars 2021.

Ky pati dhënë dorëheqje nga pozita për shkak të rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet nacionale të shkurtit të këtij viti.

Ai u pasua në krye të LDK-së nga Lumir Abdixhiku, i cili u zgjodh lider i kësaj partie në ditën kur Mustafa u largua, në Kuvendin e Partisë.

Atij i janë bërë gati 5 vjet e gjysmë në këtë detyrë.

Abdixhiku testohet sot nga partia e tij, në një Kuvend të Jashtëzakonshëm ku do të ketë një deklarim për vetëbesim ndaj tij. Një provimi të tillë ai i mbijetoi në janar të këtij viti, kur mbeti në post, pavarësisht tentimit për ta larguar.

Nëse Abdixhiku humb dhe LDK zgjedh dike tjetër kryetar, atëherë ai ose ajo bëhet personaliteti i pestë që do të drejtojë partinë në historinë e saj 37-vjeçare.

You Might Also Like

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun e Shqipërisë?
Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona mbesin të lënduar
“Standard i dyfishtë dhe hipokrizi” – Çitaku me reagim të ri ndaj ambasadorit britanik
Salih Mustafa mesazh nga Haga protestuesve: Jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë
Çitaku i reagon ambasadorit britanik: As nuk e keni lexuar aktakuzën, mos na qitni hi syve

LEXO GJITHASHTU

Një tavolinë me vlerë triliona dollarë, dreka e Trump me shefat e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Shtëpinë e Bardhë
Një tavolinë me vlerë triliona dollarë, dreka e Trump me shefat e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Shtëpinë e Bardhë
Lajme
Haziri: Raportet politike po kushtëzohen mes presidentit dhe Speciales
Haziri: Raportet politike po kushtëzohen mes presidentit dhe Speciales
Lajme
Maroku për herë të parë me një grua në krye të qeverisë, mbreti i beson postin Fatima Zahra El Mansourit
Maroku për herë të parë me një grua në krye të qeverisë, mbreti i beson postin Fatima Zahra El Mansourit
Lajme
Aksident me tre të lënduar në Prishtinë
Aksident me tre të lënduar në Prishtinë
Lajme
Doresa ironizon thashethemet për ndarje: “Sipas TikTok-ut, më ka tradhtuar”
Doresa ironizon thashethemet për ndarje: “Sipas TikTok-ut, më ka tradhtuar”
Lajme

You Might Also Like

Mucunski: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të transformojë shoqërinë tonë, jo identitetin tonë kombëtar
TOP Momenti

Mucunski: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të transformojë shoqërinë tonë, jo identitetin tonë kombëtar

September 29, 2026
DPHM: Vijon periudhë me mot stabil
TOP Momenti

DPHM: Vijon periudhë me mot stabil

September 29, 2026
Marrëveshje në Zyrën e Kryeministrit: Partitë shqiptare garojnë bashkë në zgjedhjet në Serbi
TOP Momenti

Marrëveshje në Zyrën e Kryeministrit: Partitë shqiptare garojnë bashkë në zgjedhjet në Serbi

September 29, 2026
Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
TOP Momenti

Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?