Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e Michael Carrickut nga posti i trajnerit, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit 2026/27.
“Djajtë e Kuq” kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit me trajnerin anglez, pasi skuadra ka regjistruar vetëm tri fitore në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

Carrick ishte rikthyer në “Old Trafford” në janar të këtij viti, duke bërë një punë të shkëlqyer në sezonin e kaluar.
Nën drejtimin e tij, United fitoi 12 nga 17 ndeshjet e mbetura në Ligën Premier, duke e përfunduar kampionatin në vendin e tretë dhe duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, situata ka ndryshuar rrënjësisht këtë sezon. Manchester United aktualisht renditet në vendin e 18-të me vetëm tetë pikë pas dhjetë ndeshjeve.
“Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, klubi ka arritur në përfundimin se ndryshimi është i nevojshëm për të përmbushur ambiciet tona”, thuhet në komunikatën e klubit.
Ndërkohë, Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Carrickun. Sipas raportimeve të mediave angleze, argjentinasi ka arritur marrëveshje verbale me Manchester Unitedin, por emërimi i tij ende nuk është zyrtarizuar.
Burimi: Dukagjini





