Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

Numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj qytetit të Zaporizhjas, në juglindje të Ukrainës, ka arritur në shtatë, përfshirë tre fëmijë. Sulmi u krye herët këtë mëngjes, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

Sponsor 3M Express

Këtë e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së kreut të Administratës Ushtarake të Zaporizhjas, Mihailo Semikin, përmes një njoftimi në Telegram.

Sipas tij, të paktën 10 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë. Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, raportoi agjencia e lajmeve Ukrinform.

Semikin bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet dhe se nuk përjashtohet mundësia që nën rrënoja të ketë ende persona të bllokuar.

Fillimisht ishte raportuar për të paktën dy të vdekur nga sulmi rus ndaj një ndërtese banimi pesëkatëshe në Zaporizhja.

Sipas raportimeve, forcat ruse e sulmuan qytetin herët këtë mëngjes me bomba të drejtuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Basha pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutohet bashkëpunim

Basha pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutohet bashkëpunim

Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe

Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe

Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë  narkotikë në burgun e Dubravës

Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës