Kryeministri hungarez i shkruan letër Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës, duke rikonfirmuar përkushtimin e vendit të tij për sigurinë e Kosovës dhe mbështetjen për integrimin e saj evropian.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti e pranoi letrën të premten pasdite, më 9 tetor, përmes ambasadorit hungarez, László István Dux.

“Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, shkroi Magyar.

Kryeministri hungarez rikonfirmoi gjithashtu përkushtimin e Hungarisë për të kontribuuar në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

“Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Magyar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri hungarez i shkruan letër Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Basha pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutohet bashkëpunim

Basha pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutohet bashkëpunim

Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe

Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe

Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë  narkotikë në burgun e Dubravës

Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës