Edon Zhegrova ka marrë vlerësime pozitive nga mediat italiane pas paraqitjes së tij në ndeshjen e Juventusit ndaj Cagliarit, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Futbollisti kosovar u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, duke zëvendësuar Francisco Conceiçãon. Me hyrjen e tij në fushë, Zhegrova i dha më shumë gjallëri sulmit të Juventusit.
Portali italian CalcioMercato.it e vlerësoi me notën 7, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë të Juventusit në këtë ndeshje.
Edhe gazeta sportive Tuttosport e vlerësoi paraqitjen e tij, duke e përshkruar si shpërthyes dhe me ndikim në lojën e skuadrës.
Cagliari kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Daniele Maldinit, ndërsa Juventusi arriti të barazojë në minutën e 81-të përmes Randal Kolo Muanit, pas asistimit të Kerim Alajbegoviqit.
Pavarësisht përmirësimit të lojës në pjesën e dytë, Juventusi nuk arriti të sigurojë fitoren dhe u desh të kënaqej me një pikë.
Paraqitja e Zhegrovës mund t’i ndihmojë atij të fitojë më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme me fanellën e Juventusit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Zhegrova shkëlqen ndaj Cagliarit, mediat italiane e vlerësojnë lart appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




