Ndahet nga jeta, doktori gjilanas Ukshin Ismajli

Ndahet nga jeta, doktori gjilanas Ukshin Ismajli

Ndahet nga jeta, doktori gjilanas Ukshin Ismajli

Sot, më 12 tetor 2026, ka vdekur Dr. Ukshin Ismajli, anesteziologu i njohur dhe ish-drejtuesi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Sponsor 3M Express

Dr. Ismajli ishte një nga figurat më të rëndësishme të mjekësisë në Gjilan, ku për më shumë se katër dekada i shërbeu me përkushtim shëndetësisë dhe qytetarëve të rajonit të Anamoravës.

Ai diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981, ndërsa specializimin në anesteziologji e përfundoi në Zagreb, më 1988. Ishte anesteziologu i parë në Spitalin e Gjilanit dhe për rreth dy dekada shërbeu si specialisti i vetëm i kësaj fushe në rajonin e Anamoravës.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Ismajli ushtroi disa funksione drejtuese. Nga viti 2000 deri në vitin 2007 ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit.

Në vitin 2012 mori drejtimin e Shërbimit të Anesteziologjisë dhe Reanimacionit, ndërsa nga viti 2018 deri në pensionim shërbeu si drejtor klinik i spitalit. Në vitin 2021, për disa muaj, ushtroi edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor.

Kontributi i tij u shtri edhe në periudhat më të vështira për Kosovën. Ismajli ishte ndër mjekët që trajtuan nxënësit e helmuar gjatë viteve 1989–1990 dhe ofroi ndihmë mjekësore gjatë luftës. Ai u angazhua edhe në përballimin e situatave të jashtëzakonshme, përfshirë tërmetin e vitit 2002 dhe pandeminë COVID-19.

Në tetor të vitit 2022, Dr. Ukshin Ismajli u pensionua, duke përmbyllur një karrierë 41-vjeçare në shërbim të shëndetësisë dhe qytetarëve.

Lexo edhe

Nagavci: Përgatitjet për Apelin ndaj Speciales kërkojnë strategji shtetërore

Nagavci: Përgatitjet për Apelin ndaj Speciales kërkojnë strategji shtetërore

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, e krahason me veprimet e Rusisë

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, e krahason me veprimet e Rusisë

“Për Specialen na duhet strategji shtetërore”, Nagavci pas deklaratës së Marta Kos-it

“Për Specialen na duhet strategji shtetërore”, Nagavci pas deklaratës së Marta Kos-it

Ndahet nga jeta, doktori gjilanas Ukshin Ismajli | Momenti