Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova kërkon drejtësi dhe nuk synon t’i ikë asaj, pas deklaratës së komisionares së Bashkimit Evropian, Marta Kos, se ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale janë të papranueshme për BE-në.

Sponsor 3M Express

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Çitaku tha se në kuadër të agjendës së diplomacisë parlamentare, dy çështjet me rëndësi të veçantë për Kosovën janë procesi i apelit në Hagë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi se Kosova do të diskutojë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për t’ua sqaruar vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit, duke shprehur bindjen se përmes dialogut mund të arrihet pajtueshmëri.

“Një ndër pikat që diskutuam sot është edhe agjenda e diplomacisë parlamentare, për PDK-në, por po besoj edhe për krejt Kuvendin e Republikës së Kosovës. Siç jemi shprehur edhe në deklaratën që kemi miratuar, dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë: procesi i apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës. Është normale që ndonjëherë me miq të kemi mospajtime, po besoj që do të kemi kohë të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ua sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kosova, me ligj dhe me vullnet, kërkon drejtësi. Ne nuk po kërkojmë t’i ikim drejtësisë, përkundrazi, po synojmë që procesin e devijuar dhe deformuar ta kthejmë në binarë të drejtë. Kosova është partnere; partnerët diskutojnë, debatojnë dhe unë jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri”, tha Çitaku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nagavci: Përgatitjet për Apelin ndaj Speciales kërkojnë strategji shtetërore

Nagavci: Përgatitjet për Apelin ndaj Speciales kërkojnë strategji shtetërore

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, e krahason me veprimet e Rusisë

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, e krahason me veprimet e Rusisë

“Për Specialen na duhet strategji shtetërore”, Nagavci pas deklaratës së Marta Kos-it

“Për Specialen na duhet strategji shtetërore”, Nagavci pas deklaratës së Marta Kos-it