Zhduket pa gjurmë 43-vjeçari në Istog, prej 10 ditësh askush nuk e ka parë – zjarrfikësit hapin derën e shtëpisë, por nuk e gjejnë brenda

Një 43-vjeçar nga fshati Cërcë i Istogut është zhdukur pa gjurmë, ndërsa prej rreth dhjetë ditësh askush nuk e ka parë të hyjë apo të dalë nga shtëpia ku jeton i vetëm. Shqetësimi i një të afërmi ka vënë në lëvizje Policinë, e cila ka kërkuar edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve për të kontrolluar banesën, por brenda nuk është gjetur askush, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personi i zhdukur është Miftar Shalaj (43), ndërsa rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i tij.

Ky i fundit ka deklaruar se prej rreth dhjetë ditësh nuk e kishte parë 43-vjeçarin të hynte apo të dilte nga shtëpia, ku ai banonte i vetëm.

Pas denoncimit, njësitë patrulluese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Istog kanë nisur kërkimet, por nuk kanë arritur ta gjejnë as në qytet.

Duke marrë parasysh rrethanat e raportuara, Policia ka kontaktuar Prokurorinë, e cila ka autorizuar kontrollimin e shtëpisë së tij.

Në vendngjarje janë angazhuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë hapur derën hyrëse pa shkaktuar dëme, ndërsa përgjegjësinë për hapjen e saj e ka marrë i afërmi që kishte denoncuar zhdukjen.

Megjithatë, gjatë kontrollit është konstatuar se shtëpia ishte e zbrazët dhe 43-vjeçari nuk ndodhej brenda.

Pas këtyre veprimeve, Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit “Person i zhdukur” dhe ndërmarrjen e masave të mëtejshme për gjetjen e tij.

Deri në informacionet e fundit të siguruara nga Sinjali, vendndodhja e Miftar Shalajt mbetet e panjohur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH