Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit, i cili më 7 tetor, në Rashkë të Serbisë, tha se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”.

Sponsor 3M Express

Daçiq, në deklaratën e tij, përsëriti pretendimet se Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur.

Zemaj i ka cilësuar këto deklarata si gjuhë nacionaliste kërcënuese, që sipas tij, vënë në pikëpyetje realitetin shtetëror të Kosovës dhe rrezikojnë sigurinë rajonale.

Ai ka vlerësuar se një retorikë e tillë i përket epokës së Slobodan Millosheviqit, kur nacionalizmi agresiv serb u shoqërua me luftëra, shkatërrime dhe katastrofë humanitare në Ballkan.

“Ne do të jemi këtu. Republika e Kosovës do të jetë këtu, për dallim nga Serbia që është proksi i Rusisë në Ballkan, vendi ynë është rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe aleatëve tanë”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë partnere në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe stabilitetit në vend dhe në këtë pjesë të Evropës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

Konjufca:Deklaratat e Daçiqit e pamjet e Radoiçiqit s’janë provokime të izoluara

Konjufca:Deklaratat e Daçiqit e pamjet e Radoiçiqit s’janë provokime të izoluara

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës