Konjufca:Deklaratat e Daçiqit e pamjet e Radoiçiqit s’janë provokime të izoluara

Konjufca:Deklaratat e Daçiqit e pamjet e Radoiçiqit s’janë provokime të izoluara

Konjufca:Deklaratat e Daçiqit e pamjet e Radoiçiqit s’janë provokime të izoluara

Konjufca ka thënë se ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë dëshmuar sërish, duke theksuar se retorika e tillë tregon se synimet territoriale të Beogradit nuk i përkasin vetëm së kaluarës.

Tutje ai ka përmendur edhe paraqitjen publike të Radoiçiqit, i cili kërkohet nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë, për të cilin Konjufca thotë se ai ishte organizator.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, këto nuk janë provokime të izoluara, por dëshmi të vazhdimësisë së një doktrine të rrezikshme politike, që përfshin ekspansionizmin territorial në retorikë dhe pandëshkueshmërinë për agresionin e armatosur në praktikë.

Konjufca ka vlerësuar se Serbia nuk mund të pretendojë se synon paqen dhe integrimin evropian, ndërkohë që zyrtarët e saj të lartë sfidojnë hapur sovranitetin e Kosovës dhe Radoiçiqi vazhdon të shfaqet publikisht, në vend që të përballet me drejtësinë.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë pa ekuivoke këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, dhe as drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë”, ka theksuar Konjufca në reagimin e tij në “X”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

S’ka fitues në ‘Bajram Aliu’

S’ka fitues në ‘Bajram Aliu’

Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për dorëzimin e Radoiçiqit

Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për dorëzimin e Radoiçiqit

Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente

Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente