Ka shkuar në 11 numri i civilëve të vrarë nga sulmi rus në qytetin e Zaporizhzhias, në juglindje të Ukrainës. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

Sipas policisë ukrainase, sulmi ndodhi në orët e para të së shtunës, kur Rusia përdori pesë bomba ajrore të drejtuara kundër zonave të banuara, duke goditur dy ndërtesa banimi.
Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Një korrespondent i AFP-së në vendngjarje ka raportuar se shpëtimtarët po nxirrnin njerëz nga ndërtesat e dëmtuara.
Zaporizhzhia ndodhet disa dhjetëra kilometra larg vijës së frontit dhe është goditur vazhdimisht nga forcat ruse.
Sulmi ndodhi një ditë pas takimit në Miami mes zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë, në kuadër të përpjekjeve për të ringjallur negociatat e paqes.
Megjithatë, përpjekjet diplomatike të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë sjellë një marrëveshje për përfundimin e luftës, ndërsa sulmet vazhdojnë të marrin jetë civilësh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Shkon në 11 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Ukrainë, mes tyre tre fëmijë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




