​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës

Bayern Munich ka hyrë në histori në mënyrën më të papritur, duke pësuar gol pas vetëm tetë sekondash në përballjen ndaj Augsburgut, pas një gabimi të portierit Manuel Neuer.

Sponsor 3M Express

Gjithçka ndodhi që në aksionin e parë të ndeshjes, kur sulmuesi kolumbian Luis Diaz ia ktheu topin portierit Neuer. Ky i fundit nuk arriti ta kontrollonte siç duhet topin me këmbën e djathtë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të përfitonte, shkruan Kosovapress, transmeton klankosova.tv.

Nën presionin e Robin Fellhauer, Neuer tentoi ta largonte topin me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, por sulmuesi i Augsburgut arriti ta devijonte atë drejt rrjetës, duke shënuar një gol historik.

Me këtë realizim, Augsburgu vendosi rekordin për golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës, duke thyer rekordin e mëparshëm prej nëntë sekondash.

Ky rekord mbahej bashkërisht nga Kevin Volland, i cili kishte shënuar për Hoffenheimin ndaj Bayernit në gusht të vitit 2015, dhe Karim Bellarabi, që kishte realizuar për Bayer Leverkusenin kundër Borussia Dortmundit në gusht të vitit 2023.

Kështu, një gabim i hershëm i Neuerit i kushtoi Bayernit një moment historik negativ në elitën e futbollit gjerman.

Lexo edhe

Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente

Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente

Super derbi rajonal, Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët në një ndeshje me katër gola

Super derbi rajonal, Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët në një ndeshje me katër gola

Interi fiton 3-0 ndaj Parmas, zikaltrit e mbyllin çështjen që në pjesën e parë

Interi fiton 3-0 ndaj Parmas, zikaltrit e mbyllin çështjen që në pjesën e parë