Deklarimet e Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” e pamjet e Radojiçiqit me djalin e Vuçiqit, Konjufca: S’janë provokime të izoluara

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përmes një postimi në X ka kritikuar deklaratat e zyrtarëve serbë për Kosovën dhe paraqitjen publike të Milan Radoiçiqit në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc.

Konjufca kathënë se ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës u dëshmuan sërish këtë javë, kur zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, deklaroi në një tubim elektoral se flamuri serb do të valëvitej “herët a vonë mbi Prizren”.

Sponsor 3M Express

Vetëm dy ditë më vonë(sot), Milan Radoiçiqi, i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë, u shfaq në krah të Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në një tubim të këtij të fundit në Kragujevc.

Kreu i diplomacisë kosovare ka vlerësuar se këto zhvillime nuk janë provokime të izoluara, por dëshmi të vazhdimësisë së një politike që ndërthur retorikën për zgjerim territorial me mungesën e përgjegjësisë për agresionin e armatosur.

“Serbia nuk mund të pretendojë se ndjek paqen dhe integrimin evropian, ndërsa zyrtarët e saj të lartë sfidojnë hapur sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe organizatori i pranuar i sulmit terrorist vdekjeprurës në Banjskë mbetet i lirë”, ka shkruar Konjufca.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime dhe të kërkojë përgjegjësi, duke theksuar se sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm dhe se drejtësia për sulmin në Banjskë duhet të vihet në vend.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të FSK-së dhe ish-ushtarit të UÇK-së

Me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të FSK-së dhe ish-ushtarit të UÇK-së

Ronaldo pendohet shpejt, rikthehet te Portugalia në nëntor

Ronaldo pendohet shpejt, rikthehet te Portugalia në nëntor

S’ka fonde, rreth 50 punëtorë të Sigurimit Fizik të QMF-ve mbesin pa punë, paralajmërohen protesta

S’ka fonde, rreth 50 punëtorë të Sigurimit Fizik të QMF-ve mbesin pa punë, paralajmërohen protesta