Zemaj i kundërpërgjigjet Daçiqit pas deklaratës për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit, i cili më 7 tetor, në Rashkë të Serbisë, tha se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”.

Sponsor 3M Express

Daçiq, në deklaratën e tij, përsëriti pretendimet se Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur.

Zemaj i ka cilësuar këto deklarata si gjuhë nacionaliste kërcënuese, që sipas tij, vënë në pikëpyetje realitetin shtetëror të Kosovës dhe rrezikojnë sigurinë rajonale.

Ai ka vlerësuar se një retorikë e tillë i përket epokës së Slobodan Millosheviqit, kur nacionalizmi agresiv serb u shoqërua me luftëra, shkatërrime dhe katastrofë humanitare në Ballkan.

“Ne do të jemi këtu. Republika e Kosovës do të jetë këtu, për dallim nga Serbia që është proksi i Rusisë në Ballkan, vendi ynë është rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe aleatëve tanë”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë partnere në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe stabilitetit në vend dhe në këtë pjesë të Evropës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zemaj i kundërpërgjigjet Daçiqit pas deklaratës për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës

Shkon në 11 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Ukrainë, mes tyre tre fëmijë

Shkon në 11 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Ukrainë, mes tyre tre fëmijë

Investimet në teknologjinë evropiane arrijnë në 15.8 miliardë euro në shtator

Investimet në teknologjinë evropiane arrijnë në 15.8 miliardë euro në shtator