Me nderime ushtarake varroset zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati

Me nderime ushtarake varroset zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati

Me nderime ushtarake varroset zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati

Zyrtari i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ali Ngucati, është varrosur sot me nderime të larta ushtarake në fshatin Polac të Skënderajt, vendlindjen e tij.

Sponsor 3M Express

Në ceremoninë e varrimit dhe homazhet e mbajtura në Shtëpinë e Kulturës në Skënderaj morën pjesë familjarë, miq, kolegë të FSK-së, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë.

Pas homazheve, është mbajtur edhe një akademi përkujtimore, ku u vlerësua kontributi i Ngucatit në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në emër të komandantit të FSK-së dhe pjesëtarëve të kësaj force, fjalën e mori zëvendëskomandanti, gjeneralmajor Enver Cikaqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe vlerësoi përkushtimin e Ngucatit në shërbim të atdheut.

Gjatë akademisë, për kontributin e tij folën edhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Faik Fazliu, si dhe vajza e të ndjerit, Alisa Ngucati, në emër të familjes.

Ali Ngucati ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 113 të Zonës Operative të Drenicës. Pas përfundimit të luftës, ai shërbeu në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, ndërsa më vonë vazhdoi angazhimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku mbajti pozitën e zyrtarit të lartë civil në Shtabin e Përgjithshëm.

Ai la pas babanë, bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Me nderime ushtarake varroset zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ronaldo pendohet shpejt, rikthehet te Portugalia në nëntor

Ronaldo pendohet shpejt, rikthehet te Portugalia në nëntor

S’ka fonde, rreth 50 punëtorë të Sigurimit Fizik të QMF-ve mbesin pa punë, paralajmërohen protesta

S’ka fonde, rreth 50 punëtorë të Sigurimit Fizik të QMF-ve mbesin pa punë, paralajmërohen protesta

Vrasja e vëllait dhe motrës në Livoç, Haliti ngushëllon familjen Bogujevci nga Pozherani

Vrasja e vëllait dhe motrës në Livoç, Haliti ngushëllon familjen Bogujevci nga Pozherani