Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet

Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet

Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet

Lamine Yamal vazhdon të mahnitë me shifrat e tij. Në moshën vetëm 19 vjeçare, ylli i Barcelonës ka arritur në kuotën e 121 golave dhe asistimeve, një shifër që asnjë bashkëmoshatar tjetër në futbollin modern nuk e kishte prekur në këtë moshë.

Krahasimi me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit është i jashtëzakonshëm.

Sponsor 3M Express

Në moshën 19-vjeçare, Kylian Mbappé kishte 43 kontribute direkte, ndërsa Lionel Messi kishte 31 dhe Cristiano Ronaldo 26.

Vetëm Neymar kishte regjistruar një shifër më të lartë, me 131 gola dhe asistime para moshës 19-vjeçare, shkruan “Gazeta Express”.

Megjithatë, braziliani i kishte realizuar një pjesë të madhe të këtyre statistikave në futbollin vendas me Santosin, përfshirë edhe kampionatet rajonale.

Ndryshe nga Neymar, Yamal i ka ndërtuar këto shifra në nivelet më të larta të futbollit evropian, mes La Ligës, Ligës së Kampionëve dhe kombëtares së Spanjës.

19-vjeçari tashmë është shndërruar në një prej figurave kryesore të Barcelonës dhe të futbollit botëror, ndërsa statistikat e tij tregojnë se potenciali për të thyer edhe më shumë rekorde është i jashtëzakonshëm.

The post Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Capital T “thyen” rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

Capital T “thyen” rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër