Një tjetër skandal ka goditur shtetin e Shqipërisë.

Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Miftar Zejnullahu këtë skandal e vlerësoi si më të rrezikshëm sesa atë me kompozitorin shqiptar, Adi Hila, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, një ngacmim ka ndodhur në mes të ditës në një lokal të Tiranës, nga një biznesmen i njohur shqiptar, ku bashkë me të ishte edhe një drejtues i medias.
“Ky skandal që ka ndodh, ka ndodhur në një prej lokaleve në qendër të Tiranës, në mes të ditës, ku shihet një drejtues i një media në Shqipëri, me një vajzë e cila shihet se është nën efekt të alkoolit, ose të llojit të drogave. Me ata në tavolinë ka qenë edhe një biznesmen i njohur i Shqipërisë, por nuk du me fol me emra, përderisa ende asnjë masë s’është marrë nga policia”, tha Zejnullahu.
“Biznesmeni në fjalë çohet edhe bën një akt të shëmtuar seksual në drejtim të kësaj vajze”, tha ai.
Zejnuhallu thotë se viktimë është një vajzë që ishte pjesë e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania.




