Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime edhe nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Përmes një telegrami zyrtar,ai i ka uruar asaj suksese në ushtrimin e detyrës së saj.
Në mesazhin e urimit, Emiri i Katarit ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.
“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.
Ky urim vjen një ditë pasi Justina Shiroka Pula bëri betimin si Presidente e Republikës së Kosovës dhe mori zyrtarisht detyrën.




