WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

WhatsApp po përgatit disa ndryshime të rëndësishme, ndërsa njëri prej tyre lidhet me mënyrën se si përdoruesit i qasen kanaleve në aplikacion.

Sponsor 3M Express

Kompania po teston mundësinë që kanalet të zhvendosen drejtpërdrejt në skedën “Chats”, pra të shfaqen së bashku me bisedat. I njëjti ndryshim po zhvillohet si për pajisjet Android, ashtu edhe për iPhone.

Në versionin beta të WhatsApp për Android, 2.26.39.1, kompania po teston tri mënyra të ndryshme për shfaqjen e kanaleve në skedën e bisedave.

Përdoruesve që tashmë ndjekin kanale do t’u ofrohet mundësia që ato t’i shohin drejtpërdrejt në listën e bisedave ose që aplikacioni t’i arkivojë automatikisht.

Për momentin nuk dihet se cilin prej këtyre opsioneve WhatsApp do ta zgjedhë për versionin përfundimtar. Vendimi pritet të merret bazuar në rezultatet e testimeve dhe reagimet e përdoruesve.

Ndryshimi do të prekë edhe skedën “Updates”, e cila aktualisht përmban kanalet dhe statuset. Sipas planit që po testohet, kjo skedë pritet të hiqet dhe të zëvendësohet me një skedë të re të quajtur “Contacts”.

I njëjti funksion është duke u zhvilluar edhe për iPhone, ku WhatsApp po teston gjithashtu tri konfigurime të ndryshme. Megjithatë, ndryshimi ende nuk është vënë në dispozicion për testuesit beta në iOS.

Kjo do të thotë se WhatsApp po përgatit një riorganizim të plotë të skedave kryesore të aplikacionit, por përdoruesit do të duhet të presin edhe pak për versionin përfundimtar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nxirret njëri prej 63 minatorëve të ngujuar në Trepçë

Nxirret njëri prej 63 minatorëve të ngujuar në Trepçë

Thaçi për Kurtin: Ishte në panik, PDK-ja mbrëmë e bëri “shah-mat” (VIDEO)

Thaçi për Kurtin: Ishte në panik, PDK-ja mbrëmë e bëri “shah-mat” (VIDEO)

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat | Momenti