Minatorët janë ngujuar në 900 metra thellësi, operacioni për shpëtimin

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të pjesshme në banesë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.
Nuk ka ende informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe të dëmeve të shkaktuara.




