Këngëtarja e njohur, Blerina Matraku, ka qenë tejet e përfolur së fundmi në mediat rozë, pas reagimeve të saj publike në lidhje me Adrian Hilën dhe rrjedhjen e videove intime në internet.

Në reagimet e saj, Blerina i kishte kërkuar falje bashkëshortes së kompozitorit Hila, Klaudias, si dhe vajzave të tyre, duke shprehur keqardhje për dhimbjen që mund t’u ishte shkaktuar.
“Ju kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, gjë që do të paguhet me drejtësi hyjnore”, kishte shkruar Blerina.
Krahas këtyre reagimeve, së fundmi është rikthyer në vëmendjen e publikut edhe një koment që Blerina Matraku i kishte bërë Klaudias disa vite më parë në një postim në Instagram.
Në fotografinë e publikuar nga Klaudia, Blerina kishte komentuar: “Ti je dashuri”, ndërsa në atë kohë Klaudia i ishte përgjigjur: “Të puth fort, dritë”.
Foto: Blerina Matraku / Instagram
Megjithatë, pas zhvillimeve të fundit, ky koment i vjetër është rikthyer në vëmendjen e publikut dhe po qarkullon sërish në rrjetet sociale.
Rrjedhja e vidoeve intime, ku protagonist ishte Adrian Hila me disa personazhe VIP ka shkaktuar bujë të madhe në internet, derisa burimi i saktë që nxori këto pamje në internet nuk dihet.




