Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Brenda Kuvendit të Shqipërisë ka nisur seanca plenare e radhës ku pritet që të votohet Reforma Territoriale, ndërkohë jashtë godinës ka situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit e pranishëm janë duke u përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

Sponsor 3M Express

Gjithashtu policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.

Ndërkohë policia ka shoqëruar një protestues. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, policia ka shoqëruar shtetasin Ilir Tusha.

Teksa në vendin ku po mbahet protesta ka kaluar një ambulancë, qytetarët janë larguar për t’i hapur rrugën që të kalojë, pa krijuar pengesa./TCh/

The post Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Capital T “thyen” rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

Capital T “thyen” rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar | Momenti