Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

Komandanti në largim i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në vend është shumë më e mirë krahasuar me vitin 1999, kur trupat e NATO-s u dislokuan në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në një adresim lamtumirës para përfundimit të mandatit të tij, Ulutash ka vlerësuar zhvillimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe ka theksuar se KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit.

“ Sot, situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999. Organizatat e sigurisë në Kosovë janë zhvilluar dhe janë bërë më të afta”, ka thënë Ulutas.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), punon për garantimin e sigurisë publike për të gjitha komunitetet, ndërsa KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë.

Sipas tij, misioni vazhdon të jetë i pranishëm në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe garantimit të lirisë së lëvizjes. Ulutash ka shtuar se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në rast të rrezikut për përkeqësimin e situatës së sigurisë.

Duke folur për të ardhmen, ai ka theksuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme nuk është ushtarake, por politike. Në këtë drejtim, KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si mekanizëm për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura dhe gjetjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Ulutash e ka cilësuar KFOR-in si një histori suksesi, duke rikujtuar se misioni u vendos në Kosovë në qershor të vitit 1999, me rreth 55 mijë ushtarë nga 36 vende.

Më 14 tetor, Ulutash pritet t’ia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, gjeneralmajorit italian Roberto Vergori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999 appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mërgata me mesazh para BE-së: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve (VIDEO)

Mërgata me mesazh para BE-së: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve (VIDEO)

Google po përgatit emoji me ndriçim dhe kontrast më të lartë për Chat

Google po përgatit emoji me ndriçim dhe kontrast më të lartë për Chat

Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Prishtinë

Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Prishtinë