15 të vrarë, në mesin e tyre tre fëmijë, nga sulmi rus në Zaporizhja

15 të vrarë, në mesin e tyre tre fëmijë, nga sulmi rus në Zaporizhja

15 të vrarë, në mesin e tyre tre fëmijë, nga sulmi rus në Zaporizhja

Sulmi u krye të shtunën në mëngjes, kur pesë bomba rrëshqitëse goditën zona të banuara. Një ndërtesë shumëkatëshe u dëmtua rëndë, pasi goditja në katin përdhes bëri që katet e sipërme të shembeshin. Mbi 80 punonjës të emergjencave janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e lidhi sulmin me marrëveshjen e njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj eksporteve ruse të dizelit. Zelensky tha se zbutja e presionit ndaj Moskës po i jep asaj sinjalin për të vazhduar luftën, ndërsa kërkoi nga Uashingtoni mbështetje më të fortë për Ukrainën.

Sponsor 3M Express

Sulmi vjen pas disa goditjeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë. Të enjten, 33 persona u vranë nga goditja e dy autobusëve civilë në Kramatorsk, ndërsa një ditë më parë, 22 persona, përfshirë pesë fëmijë, humbën jetën nga një sulm me raketë ndaj një ndërtese banimi në Pryluky.

Ndërkohë, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase para dimrit, ndërsa Ukraina po godet gjithnjë e më shpesh rafineritë e naftës dhe objektiva të tjera strategjike brenda territorit rus. Sipas Kievit, këto sulme synojnë të kufizojnë të ardhurat që financojnë luftën e Moskës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Konjufca reagon ndaj Daçiqit dhe paraqitjes së Radoiçiqit: S’janë provokime të izoluara

Konjufca reagon ndaj Daçiqit dhe paraqitjes së Radoiçiqit: S’janë provokime të izoluara

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës mbeten të gjalla

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës mbeten të gjalla

Ulutaş në fund të mandatit: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, jo ushtarake

Ulutaş në fund të mandatit: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, jo ushtarake