Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje grabitqare” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar më 10 tetor nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.
I arrestuari, B. S., 41 vjeç, ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për këtë vepër penale.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Prishtinë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




