Federata portugeze pezullon përkohësisht Ronaldon nga ekipi kombëtar, hap procedurë disiplinore

Federata portugeze pezullon përkohësisht Ronaldon nga ekipi kombëtar, hap procedurë disiplinore

Federata portugeze pezullon përkohësisht Ronaldon nga ekipi kombëtar, hap procedurë disiplinore

Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga kombëtarja e Portugalisë, pas incidentit në Danimarkë dhe largimit të tij nga grumbullimi pak para ndeshjes për Nations League.

Sponsor 3M Express

Federata e vendit njoftoi se ka nisur tashmë procedimi disiplinor ndaj yllit 41-vjeçar dhe kapitenit të kombëtares.

Deri në marrjen e vendimit dhe përcaktimin e masës së mundshme ndëshkimore, Cristiano Ronaldo është lënë jashtë kombëtares. Portugalia pret Danimarkën më 14 nëntor dhe, tri ditë më vonë, luan në transfertë kundër Uellsit, në dy ndeshjet e ardhshme të saj për Nations League. Ronaldo rrezikon të pezullohet nga kombëtarja për një periudhë të konsiderueshme kohore, nga një deri në gjashtë muaj, sipas rregulloreve të federatës, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

Në deklaratën që kishte publikuar, Ronaldo kishte theksuar, ndër të tjera, se ishte gati të rikthehej në kombëtare, pavarësisht konfliktit me Jorge Jesus.

“Veprimi im duhet të vlerësohet dhe të ndëshkohet nga Federata Portugeze e Futbollit. Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë rrethanë lehtësuese. Nuk jam një futbollist dosido. Jam kapiteni dhe kjo përbën një rrethanë rënduese. Kam kërkuar falje, por e di se veprimet kanë pasoja. Pavarësisht statusit të secilit, rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë.

Dëgjoj gjithashtu shumë të flitet për ndeshje lamtumire, se duhet të kem një lamtumirë që i përshtatet karrierës sime dhe se Federata dëshiron të më japë këtë mundësi. Në jetë kam mësuar se askush nuk i fal asgjë askujt. Mund t’u premtoj tifozëve të mi dhe veçanërisht portugezëve se do të ketë një ose më shumë ndeshje lamtumire. Për këtë do të ketë kohë. Por, kur mendoj për kombëtaren, mbi të gjitha mendoj për garën.

Këtë mendoja edhe ditën kur mësova se kishte vdekur babai im. Isha i grumbulluar me kombëtaren dhe vendosa të qëndroja deri në përfundimin e ndeshjes së ditës së nesërme. Për vendin tim bëra diçka që nuk do ta bëja kurrë për asnjë klub.

Prandaj, nëse jam mirë fizikisht, nëse luaj me ekipin tim dhe, shpresoj, vazhdoj të shënoj gola, pas vuajtjes së dënimit që do të më jepet, do të jem i gatshëm, siç kam qenë gjithmonë deri më sot, të luaj dhe të fitoj me kombëtaren e Portugalisë”, ka deklaruar Ronaldo, ndër të tjera.

Lexo edhe

Konjufca reagon ndaj Daçiqit dhe paraqitjes së Radoiçiqit: S’janë provokime të izoluara

Konjufca reagon ndaj Daçiqit dhe paraqitjes së Radoiçiqit: S’janë provokime të izoluara

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës mbeten të gjalla

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës mbeten të gjalla

Ulutaş në fund të mandatit: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, jo ushtarake

Ulutaş në fund të mandatit: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, jo ushtarake