Vetëm 20 vjeç, kapiten i Kosovës U21 dhe tashmë në Bundesliga 2 – Faton Ademi po rritet me hapa drejt Kombëtares A

Faton Ademi po përjeton një rritje të jashtëzakonshme në karrierë, teksa vetëm 20-vjeçari tashmë është kapiten i Kosovës U21 dhe po konsiderohet si një prej mesfushorëve me të ardhme të rëndësishme.

Sponsor 3M Express

Ademi ka lënë gjurmë të forta edhe në grumbullimin e fundit të Kosovës U21, nën drejtimin e përzgjedhësit Hekuran Kryeziu. Mesfushori ishte ndër protagonistët kryesorë, duke shënuar tre gola dhe dhënë një asistim.

Një prej paraqitjeve të tij më të mira erdhi në ndeshjen ndaj Finlandës, e cila përfundoi me rezultatin 4-4.

Ademi shënoi një gol dhe ishte një prej lojtarëve më aktivë në mesfushën e Kosovës, duke spikatur me rikuperime të topit, driblime, duele dhe aksione të vazhdueshme.

Kjo paraqitje kishte një rëndësi të veçantë edhe për faktin se në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishte përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda.

Forma e tij dhe paraqitjet e vazhdueshme kanë bërë që emri i Ademit të përmendet gjithnjë e më shumë si një kandidat për një të ardhme në ekipin senior të Kosovës, me ndeshjet e nëntorit që janë në ardhje.

Rritja e tij nuk është e kufizuar vetëm te përfaqësuesja. Këtë vit, Ademi bëri një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, duke u larguar nga Alemannia Aachen dhe duke iu bashkuar Greuther Furth, që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Deri tani, 20-vjeçari ka zhvilluar tri ndeshje me klubin gjerman, ndërsa paraqitjet e tij janë vlerësuar edhe nga drejtuesit e Greuther Fürth, të cilët e shohin si një lojtar me potencial për të ardhmen.

Në total, Ademi ka zhvilluar 11 ndeshje me Kosovën U21 dhe ka shënuar tri gola, duke konfirmuar edhe me shifra progresin e tij.

Nga kapiteni i Kosovës U21 te një aventurë e re në Gjermani, Faton Ademi po hedh hapa të rëndësishëm në karrierë. Dhe me formën që po tregon, duket se vetëm 20-vjeçari ka nisur të trokasë seriozisht në derën e Kombëtares A. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulmoi një grua në tren dhe goditi me shkop një të ri, arrestohet gjermani në Zvicër

Sulmoi një grua në tren dhe goditi me shkop një të ri, arrestohet gjermani në Zvicër

Pas Lionel Messit, kush do ta veshë fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Pas Lionel Messit, kush do ta veshë fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Rreth 20 minatorë të Trepçës arrijnë të dalin, mbesin të ngujuar edhe mbi 40 të tjerë (VIDEO)

Rreth 20 minatorë të Trepçës arrijnë të dalin, mbesin të ngujuar edhe mbi 40 të tjerë (VIDEO)