Pacta sunt servanda dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Posaçme

Pacta sunt servanda dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Posaçme

Pacta sunt servanda dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Posaçme

Shkruan: Albert Prenkaj

Sponsor 3M Express

Shqetësimet e Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve evropiane në lidhje me Dhomat e Posaçme i konsideroj të ngutshme.

Bashkimi Evropian thekson se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës rrezikojnë të bien ndesh me angazhimet ndërkombëtare të vendit.

Pacta sunt servanda, në të drejtën ndërkombëtare, nënkupton se marrëveshjet duhet të respektohen dhe të zbatohen me mirëbesim.

Por, njëkohësisht, marrëveshjet ndërkombëtare mund t’i nënshtrohen ndryshimeve në format dhe sipas procedurave të parashikuara nga Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969).

Neni 39 — Rregulli i përgjithshëm për ndryshimin

Dispozita kryesore përcakton:

“Një traktat mund të ndryshohet me marrëveshje ndërmjet palëve.”

Prandaj, mendoj se miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Posaçme nuk duhet të konsiderohet, në vetvete, si cenim i angazhimeve ndërkombëtare të Kosovës. Përkundrazi, në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet Kosova, do të ishte e nevojshme që çështja të trajtohej përmes komunikimit institucional me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë moment të arritur, Presidentja Shiroka-Puëa duhet të përpilojë dhe t’ua përcjellë një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëkohësisht shefes së EEAS-së, Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me qëllim që të kërkohet mirëkuptimi dhe pranimi i ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Posaçme.

Një qasje e tillë do të mundësonte që çështja të trajtohej në kuadër të dialogut institucional dhe të angazhimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Lexo edhe

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

Tre minatorë dalin nga Trepça, 60 mbesin ende të ngujuar në horizontin e 11-të

Tre minatorë dalin nga Trepça, 60 mbesin ende të ngujuar në horizontin e 11-të

Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile

Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile