Tre persona të vrarë në sulmet ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite

Tre persona të vrarë në sulmet ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite

Tre persona të vrarë në sulmet ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite

Tre persona janë vrarë në sulmet ndaj dy aeroporteve në Arabinë Saudite, njoftuan të mërkurën autoritetet e aviacionit civil të vendit, ndërsa luftimet në Jemen mes rebelëve Huthi, të mbështetur nga Irani, dhe forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë intensifikuar.

Një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në kryeqytetin Riad. Ndërkaq, dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm ndaj objekteve të aeroportit në Abha.

Sponsor 3M Express

Autoritetet nuk saktësuan se cili prej sulmeve ndodhi të martën dhe cili të mërkurën.

Sulmet ndaj aeroporteve saudite ishin pjesë e një serie sulmesh që të mërkurën shënjestruan infrastrukturën e aviacionit në rajon.

Rebelët Huthi sulmuan më herët të mërkurën Aeroportin Ndërkombëtar të Adenit në Jemen me raketa balistike dhe dronë të ngarkuar me eksplozivë, njoftoi Ministria e Transportit e vendit.

Një raketë ra pranë pistës vetëm pak minuta para se një fluturim nga Kajroja të pritej të ulej në aeroport. Aeroporti i Adenit është porta kryesore ndërkombëtare për pjesët e Jemenit që nuk kontrollohen nga Huthit.

Në ditët e fundit, luftimet në Jemen janë përqendruar në zonat përreth ngushticës Bab el-Mandeb, një rrugë e rëndësishme detare që është bërë edhe më e rëndësishme për eksportet e energjisë që kur konflikti mes SHBA-së dhe Iranit ka kufizuar trafikun përmes ngushticës së Hormuzit.

Këtë javë, forcat qeveritare jemenase, me mbështetjen ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, nisën një kundërofensivë për të rimarrë territoret strategjike pranë ngushticës dhe rreth qytetit të Mokas, të cilat Huthit i kishin marrë nën kontroll në shtator. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse përparimi i forcave qeveritare do të qëndrojë.

Luftimet, të cilat janë përshkallëzim i konfliktit më të gjerë mes SHBA-së dhe Iranit, kanë ringjallur një luftë komplekse 12-vjeçare në Jemen, e cila ka shkaktuar një nga krizat më të rënda humanitare në botë dhe ka fragmentuar një nga vendet më të varfra të botës arabe, raporton Reuters.

Më shumë se 200 mijë persona janë zhvendosur që nga fillimi i raundit të fundit të luftimeve, njoftoi të mërkurën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“ njerëzit po ikin për të shpëtuar jetën dhe nuk po gjejnë askund të sigurt ku të shkojnë”, tha drejtoresha e përgjithshme e IOM-it, Amy Pope, e cila bëri thirrje për më shumë fonde për shkak të rritjes së nevojave për ushqim dhe strehim.

Të dyja palët pretendojnë se qindra persona janë vrarë në luftime, por nuk kanë dhënë shifra të detajuara. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se në disa pjesë të Jemenit, tre në katër familje përballen me mungesë ushqimi.

Huthit kanë shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën në Arabinë Saudite, përfshirë aeroportet, rafineritë e naftës dhe tubacionet. Arabia Saudite është aleate e Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike të Huthive në veri të kryeqytetit Riad.

Koalicioni tha se po e ndiqte platformën e lëshimit të raketës në Sana, e cila kontrollohet nga Huthit, dhe se do ta shkatërronte atë. Nuk u dhanë detaje të tjera për viktima apo dëme.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sulmoi një grua në tren dhe goditi me shkop një të ri, arrestohet gjermani në Zvicër

Sulmoi një grua në tren dhe goditi me shkop një të ri, arrestohet gjermani në Zvicër

Pas Lionel Messit, kush do ta veshë fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Pas Lionel Messit, kush do ta veshë fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Rreth 20 minatorë të Trepçës arrijnë të dalin, mbesin të ngujuar edhe mbi 40 të tjerë (VIDEO)

Rreth 20 minatorë të Trepçës arrijnë të dalin, mbesin të ngujuar edhe mbi 40 të tjerë (VIDEO)