Trumpi, Putini dhe Xi Jinping pritet të zhvillojnë takim historik trepalësh në Kinë javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të takohen javën e ardhshme në qytetin Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, takimi trepalësh do të zhvillohet gjatë vizitës së Trumpit në Kinë, ndërsa në mesin e temave kryesore të diskutimit pritet të jetë reduktimi i armëve bërthamore në botë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, ka deklaruar se Trump e konsideron përhapjen e armëve bërthamore si një rrezik të madh dhe se kjo çështje do të jetë ndër prioritetet e diskutimit.

Në agjendë pritet të përfshihet edhe situata me Iranin, ndërsa çështja e luftës në Ukrainë nuk pritet të trajtohet. Deri më tani, Moska dhe Pekini nuk kanë komentuar njoftimin për takimin e mundshëm.

Megjithatë, sipas një zyrtari të lartë amerikan, të cituar nga agjencitë AP dhe Reuters, nuk pritet që takimi të përmbyllet me ndonjë marrëveshje konkrete.

Trumpi pritet të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, për të marrë pjesë në samitin dyditor të APEC-ut, ku bëjnë pjesë 21 shtete. Të enjten, ai do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me presidentin kinez, Xi Jinping.

Ky do të jetë takimi i katërt mes Trumpit dhe Xi-së që nga rikthimi i presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2025.

Para vizitës në Kinë, Trumpi do të marrë pjesë edhe në samitin e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), që do të mbahet të martën në Filipine.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se vizita synon të sjellë përfitime për qytetarët amerikanë dhe të avancojë interesat e Shteteve të Bashkuara në rajonin Indo-Paqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Ndeshja Kosova-Izraeli, policia jep detaje për planin operativ dhe masat e sigurisë

Ndeshja Kosova-Izraeli, policia jep detaje për planin operativ dhe masat e sigurisë

Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik në Kinë javën e ardhshme

Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik në Kinë javën e ardhshme