SHBA u bën thirrje pronarëve të 720,000 automjeteve BMW t’i parkojnë ato jashtë, për shkak të rrezikut nga zjarri

Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA) u ka bërë thirrje pronarëve të më shumë se 720,000 automjeteve BMW që t’i parkojnë ato jashtë, për shkak të rrezikut nga zjarri, derisa të kryhen riparimet e nevojshme.

Sponsor 3M Express

Të premten, BMW njoftoi tërheqjen e 720,796 automjeteve për shkak të rrezikut që ato të marrin flakë ndërsa janë të parkuara dhe të fikura, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas NHTSA-së, këto automjete ishin tërhequr më parë gjatë vitit 2024 për shkak të një problemi me pompën e ujit dhe duhet t’i nënshtrohen sërish riparimit.

Agjencia theksoi se pronarët “duhet t’i parkojnë automjetet e tyre jashtë, larg ndërtesave dhe automjeteve të tjera, derisa të kryhet riparimi”.

BMW është duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi dhe është në dijeni për 10 raste zjarri që mund të jenë të lidhura me këtë defekt; këto incidente kanë ndodhur pasi automjetet ishin riparuar tashmë në kuadër të tërheqjes së vitit 2024.

NHTSA bëri të ditur se një lidhës elektrik në pompën e ujit, i cili nuk është izoluar siç duhet, mund të ekspozohet ndaj ujit dhe të shkaktojë qark të shkurtër, duke rritur kështu rrezikun e zjarrit.

NHTSA deklaroi se automjetet e mëposhtme duhet të parkohen jashtë derisa të kryhen riparimet:

  • BMW Seria 3, 2012-2016
  • BMW Seria 5, 2012-2016
  • BMW X1, 2012–2015
  • BMW Z4, 2012-2016
  • BMW X3, 2013-2017
  • BMW Seria 2 Coupe, 2014-2016
  • BMW Seria 3 Sportswagon, 2014–2016
  • BMW 328xi Gran Turismo, 2014-2016
  • BMW Seria 4 Convertible, 2014-2016
  • BMW Seria 4 Coupe, 2014-2016
  • BMW Seria 2 Convertible, 2015-2016
  • BMW Seria 4 Gran Coupe, 2015-2016
  • BMW X4, 2015-2018
  • BMW X5 xDrive40e, 2016-2018
  • Lexo edhe

    Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

    Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

    Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

    Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

    Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

    Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

    SHBA u bën thirrje pronarëve të 720,000 automjeteve BMW t’i parkojnë ato jashtë, për shkak të rrezikut nga zjarri | Momenti