Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit

Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit

Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit

Bashkëpiloti i kompanisë ajrore “Flydubai” dyshohet se kishte planifikuar ta merrte nën kontroll një aeroplan që fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit dhe ta përplaste atë në terminalin e aeroportit Ben Gurion në Izrael, në një sulm të frymëzuar nga atentatet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Sponsor 3M Express

Dyshimet janë bërë publike të premten nga prokurori i përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Saif al-Shamsi, i cili ka njoftuar për rezultatet e hetimeve penale të nisura më 1 tetor.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, hetuesit kanë zbuluar se 29-vjeçari nga Omani kishte udhëtuar dy herë më parë drejt Tel Avivit, me qëllim që të njihej me itinerarin dhe aeroportin ku dyshohet se planifikonte sulmin.

Ngjarja ndodhi më 30 shtator, ndërsa aeroplani ndodhej në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite. Sipas hetimeve, bashkëpiloti dyshohet se e sulmoi kapitenin me një sëpatë që mbahej në kabinën e pilotëve për raste emergjente.

Për shkak të incidentit, aeroplani humbi rreth 4 mijë e 900 metra lartësi brenda vetëm 30 sekondave. I dyshuari u neutralizua, ndërsa dy pilotët e tjerë arritën ta ulnin aeroplanin në mënyrë të sigurt në Arabinë Saudite.

Pas incidentit, 29-vjeçari u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku e ka selinë kompania “Flydubai”.

Prokurori i përgjithshëm ka bërë të ditur se hetuesit kanë shqyrtuar edhe procedurat e punësimit nga kompania ajrore dhe kanë konstatuar se i dyshuari i plotësonte kriteret profesionale dhe të sigurisë, përfshirë licencën e pilotit dhe verifikimin e së kaluarës penale.

Para se t’i bashkohej “Flydubait” në janar të vitit 2026, ai kishte punuar për disa kompani ajrore në vende të ndryshme, përfshirë “Oman Air”.

Sipas hetimeve, shenjat e prirjes së tij të dyshuar drejt ekstremizmit dhe terrorizmit ishin shfaqur që në vitin 2017, kur ai ishte student në Australi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ukraina godet një tjetër qendër të madhe teknologjike në Rusi

Ukraina godet një tjetër qendër të madhe teknologjike në Rusi

Gol i pabesueshëm i Ronaldos nga goditja e lirë, portieri mbetet si statujë (VIDEO)

Gol i pabesueshëm i Ronaldos nga goditja e lirë, portieri mbetet si statujë (VIDEO)

Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet

Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet