Ushtarët shumëkombësh të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar një seri marshimesh këmbësore në terrene të vështira malore në Kosovë, përfshirë zonat përreth kampit “Villaggio Italia”.

Sipas KFOR-it, stërvitjet kishin për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe përmirësimin e aftësive të lëvizjes në terrene malore, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet pjesëtarëve shumëkombësh të RC-W-së.
KFOR-i thekson se stërvitjet e rregullta në terrene të vështira u mundësojnë ushtarëve të ruajnë aftësitë profesionale, gatishmërinë dhe vetëdijen për situatën, të nevojshme për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë territorin e Kosovës.
Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të misionit për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.
“KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës. Misioni vepron në çdo kohë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, njofton KFOR-i.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




