Të paktën 30 të vrarë dhe 18 të plagosur pasi një sulm rus goditi dy autobusë në Donetsk.

Të paktën 30 të vrarë dhe 18 të plagosur pasi një sulm rus goditi dy autobusë në Donetsk.

Të paktën 30 të vrarë dhe 18 të plagosur pasi një sulm rus goditi dy autobusë në Donetsk.

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një sulm rus goditi dy autobusë të transportit publik në qytetin e Kramatorskut, në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, njoftuan autoritetet ukrainase.

Sponsor 3M Express

Sulmi ndodhi rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, ndërsa pas tij transporti publik në Kramatorsk është pezulluar. Autoritetet lokale thanë se po punojnë për të përcaktuar përmasat e plota të dëmeve, transmeton Telegrafi.

“Edhe një herë, rusët kanë goditur një vend ku definitivisht nuk ka asnjë objektiv ushtarak. Një autobus publik. Transport civil. Njerëz që thjesht po kryenin punët e tyre”, shkroi Këshilli i qytetit të Kramatorskut në Telegram.

Prokuroria Rajonale e Donetskut konfirmoi se dy autobusët ndodheshin në zonën e goditur. Sipas autoriteteve ukrainase, autobusët dyshohet se janë goditur nga një bombë ajrore me precizion të lartë.

Guvernatori i Donetskut, Vadym Filashkin, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje banorëve që ende ndodhen në rajon të largohen drejt zonave më të sigurta të Ukrainës.

“U bëj thirrje të gjithëve që ende ndodhen në rajonin e Donetskut të evakuohen në pjesë më të sigurta të Ukrainës”, tha Filashkin.

Në të njëjtën ditë, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se dy trupa u gjetën pas një sulmi me dron ndaj një dyqani në distriktin Solomianskyi të kryeqytetit.

Dy persona të tjerë u plagosën nga sulmi, i cili goditi një ndërtesë katërkatëshe. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Më herët, Klitschko kishte njoftuar se një person ishte vrarë dhe 11 të tjerë ishin plagosur nga sulmet ruse në Kiev. Zhvillimet e reja vijnë një ditë pas një prej sulmeve më të mëdha ajrore ruse ndaj Ukrainës, ku u vranë dhjetëra civilë në disa qytete.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar 142 dronë gjatë natës ndaj territorit ukrainas.

Sipas të dhënave paraprake, deri në orën 09:30, mbrojtja ajrore ukrainase kishte rrëzuar ose neutralizuar 126 dronë, përfshirë mjete të llojeve Shahed dhe Gerber, si dhe dronë të tjerë.

Megjithatë, sulme u regjistruan në shtatë zona, duke shkaktuar dëme dhe viktima.

Kramatorsku mbetet një nga qytetet kryesore të Donetskut që ende kontrollohet nga Ukraina dhe është pjesë e brezit mbrojtës në lindje të vendit. Për shkak të avancimit të forcave ruse dhe intensifikimit të sulmeve ajrore, autoritetet ukrainase kanë shtuar thirrjet për evakuimin e civilëve nga zonat pranë frontit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Një tjetër goditje për Diddy-n

Një tjetër goditje për Diddy-n

Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë

Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë