Disa zyrtarë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë përfunduar sot në prangat e Policisë.

Burimet e gazetarës së Klan Kosovës Altiana Zogaj, bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve është ish-sekretarja Fadile Dyla si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu dhe Xhemajl Buzuku.
Po ashtu të arrestuar janë edhe një numër zyrtarësh të tjerë Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti, siç bën të ditur gazetarja.
Ata dyshohen përkeqpërdorim të detyrës.
Ndërkohë Klankosova.tv ka pyetur në Polici dhe Prokurori për detaje, por deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me rastin.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.




