Si ndikoi kriza politike te populli në Kosovë? Flet Ilir Havolli (VIDEO)

Si ndikoi kriza politike te populli në Kosovë? Flet Ilir Havolli (VIDEO)

Si ndikoi kriza politike te populli në Kosovë? Flet Ilir Havolli (VIDEO)

Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli tha se kriza politike rreth 2 vjeçare në Kosovë ka ndikuar negativisht në psikologjinë e qytetarëve të vendit.

Sponsor 3M Express

Havolli në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se qytetarët janë ekspozuar për 2 vite me radhë para ofendimeve dhe informatave negative të cilat tha ai pashmangshëm modelohen në një vend.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës, për dy vite me radhë ishin pa përkrahje institucionale dhe të neglizhuar nga shteti.

“Kjo do të thotë që populli ka qenë në dorën e Zotit, në mëshirën e Zotit. Dhe qeveria apo institucionet tona nuk ia kanë kthyer fare kokën nga populli. Ne e dimë fare mirë që shumicën e rasteve ne arrijmë t’i vlerësojmë njerëzit duke shiqu vetëm gjendjen e tyre fizike dhe e neglizhojmë… e neglizhojmë gjendjen e tyre emocionale e të tjera dhe mendojmë se individi është mirë. Gjendja e tyre emocionale është fundamenti për me përcaktuar gjendjen fizike. Mos harrojmë se mbi 70% e sëmundjeve vijnë nga aspekti psikologjik, përkatësisht nga stresi, nga ankthi e të tjera. Për dy vite me radhë ne jemi ne jemi përballë me një situatë kaotike. Popullata është e ngopur me informata negative, me sharje, me dhunë, me fyre. Dhe mos harrojmë se këto faktikisht kanë me u modeluar e me ndiku. Modelimi është aspekt i pandalshëm. Ne deshëm e s’deshëm, t’u qëndru gjithmonë para një shoqërie që vetëm shan, shan, shan, me kalimin e kohës truri jonë ka me fillu e ka me kërku atë sharjen. E kërkojmë vetëm një informatë negative”, tha ai.

Lexo edhe

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

Konjufca:Deklaratat e Daçiqit e pamjet e Radoiçiqit s’janë provokime të izoluara

Konjufca:Deklaratat e Daçiqit e pamjet e Radoiçiqit s’janë provokime të izoluara

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës

​Bayerni pëson golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës