Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) është takuar me kongresistin amerikan Gregory Meeks, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, Shqipërinë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Sponsor 3M Express

Sipas Këshillit, në takim u riafirmua rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetja për integrimin evropian të Tiranës.

Sa i përket Kosovës, Meeks theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të forta me ShBA-në dhe avancimit të integrimit euroatlantik të vendit.

Ai gjithashtu vuri në pah nevojën që Serbia të ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve në Serbi, duke kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për forcimin e Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan dhe rritjen e vëmendjes ndaj rajonit.

Një tjetër temë ishte mundësia e organizimit të një delegacioni dypartiak të Kongresit amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Meeks rikujtoi angazhimin e tij për Kosovën që nga administrata e presidentit Bill Clinton dhe përpjekjet amerikane për të ndalur spastrimin etnik.

Në takim u diskutua edhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku kongresisti shprehu mendimin se procedurat duhej të rishqyrtoheshin dhe të merrej në konsideratë një rezultat që mund të kishte çuar në lirimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të AARC-së për të forcuar bashkëpunimin me përfaqësuesit politikë amerikanë dhe për të avancuar çështjet shqiptare në Uashington.

Lexo edhe

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën

LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën