Pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq, Kryesia e kësaj dege ka vendosur që funksionimi dhe aktivitetet e saj të vazhdojnë nën udhëheqjen e nënkryetarit të parë, Ibush Mjekiqi, deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Degës së LDK-së në Obiliq, e cila u mbajt sot nën kryesimin e nënkryetarit të Degës.
Sipas njoftimit të publikuar nga LDK-ja në Obiliq, diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit brenda degës, me theks të veçantë te dorëheqja e kryetarit.
Pas diskutimeve, Kryesia u dakordua që Ibush Mjekiqi të autorizohet për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Obiliq deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.
Në njoftim, LDK-ja në Obiliq thekson se mbetet e përkushtuar ndaj vazhdimit të aktiviteteve politike dhe organizative, duke ruajtur unitetin, përgjegjësinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
“LDK-ja do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve të Obiliqit, në mbrojtje të interesave të tyre dhe në shërbim të qytetit që duam!”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




