Shqipëria harton ligj të ri për llogaritë bankare, në përputhje me kërkesat e BE

Shqipëria harton ligj të ri për llogaritë bankare, në përputhje me kërkesat e BE

Shqipëria harton ligj të ri për llogaritë bankare, në përputhje me kërkesat e BE

Nisma ligjore synon të harmonizojë plotësisht legjislacionin shqiptar me kërkesat e Direktivës 2011/16/BE të Këshillit Evropian, duke zëvendësuar ligjin ekzistues të vitit 2020 për të garantuar një standard më të lartë në bashkëpunimin administrativ tatimor.

“Qëllimi i projektligjit është krijimi i një kuadri të plotë ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, me qëllim rritjen e transparencës tatimore, parandalimin dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore.”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

Sponsor 3M Express

Detyrimet e reja për institucionet financiare

Sipas relacionit shpjegues, projektligji, i cili përbëhet nga 25 nene, saktëson procedurat e “vigjilencës së duhur” që duhet të zbatojnë institucionet financiare raportuese. Këto subjekte do të kenë detyrimin të identifikojnë, mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë në mënyrë elektronike informacionin për llogaritë e reja dhe ato ekzistuese, si për individët ashtu edhe për njësitë ekonomike.

Në rast të mosrespektimit të këtyre detyrimeve, raportimeve të pasakta apo fshehjes së informacionit, projektligji parashikon sanksione të ashpra administrative, si dhe klauzola specifike kundër marrëveshjeve që synojnë shmangien e raportimit.

Autoriteti Kompetent përgjegjës për administrimin, përpunimin dhe shkëmbimin e këtij informacioni me autoritetet homologe të huaja do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kostoja financiare dhe hyrja në fuqi

Për të bërë të mundur funksionimin e këtij sistemi të ri, veçanërisht lidhjen me rrjetin CCN dhe formatin standard të kompjuterizuar të Bashkimit Evropian, kërkohen investime në teknologjinë e informacionit. Relacioni vlerëson se zhvillimi i infrastrukturës teknologjike do të ketë një kosto prej rreth 40 milionë lekësh, të cilat do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Pavarësisht se projektligji parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, zbatimi i plotë i regjimit të ri evropian është i kushtëzuar nga procesi i integrimit të vendit.

“Efektet e tij fillojnë nga data e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me Traktatin e Anëtarësimit.”, theksohet në dokument.

Deri në atë moment, shkëmbimi i informacionit me juridiksionet e tjera do të vazhdojë të realizohet duke u bazuar në Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS) të OECD-së, duke siguruar një tranzicion të pandërprerë të marrëdhënieve aktuale ndërkombëtare të Shqipërisë në fushën tatimore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Profesori universitar Fehim Haliti mes të ftuarve në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës – “Dent Fix” përfaqësohet në një mbrëmje të veçantë të familjes Rexha

Profesori universitar Fehim Haliti mes të ftuarve në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës – “Dent Fix” përfaqësohet në një mbrëmje të veçantë të familjes Rexha

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë, rekord i ri në historinë e basketbollit

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë, rekord i ri në historinë e basketbollit

Shiroka-Pula kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Shiroka-Pula kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në