Takimi me senatorët amerikanë, Presidentja kërkoi rikthimin e dialogut strategjik

Takimi me senatorët amerikanë, Presidentja kërkoi rikthimin e dialogut strategjik

Takimi me senatorët amerikanë, Presidentja kërkoi rikthimin e dialogut strategjik

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Sponsor 3M Express

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim, Shiroka-Pula ka theksuar se Kosova e çmon lart mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo gjithashtu ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të dialogut strategjik siç thuhet në njoftim, si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Shiroka-Pula ka nënvizuar se synim parësor i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar ajo.

Ajo e ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj Kosovës.

“Në veçanti, është vlerësuar qëndrimi i saj në mbështetje të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it. Letra e dërguar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, është cilësuar si iniciativë shumë domethënëse, duke theksuar se kjo prani ka rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për sigurinë e Kosovës dhe parandalimin e tensioneve në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja ka rikujtuar edhe reagimin e vendosur të senatores Shaheen pas agresionit të 24 shtatorit 2023 të Serbisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe thirrjen e saj për përgjegjësi ndaj autorëve.

“Në shenjë falënderimi, Presidentja Shiroka Pula i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe kontributin në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon. Ndryshe, kjo është dekorata e parë e akorduar nga Presidentja Shiroka Pula që nga marrja e mandatit”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Lexo edhe

“Jam fyer dhe sulmuar fizikisht”, Edonisa Aliu reagon pas incidentit me Liridon Lecin

“Jam fyer dhe sulmuar fizikisht”, Edonisa Aliu reagon pas incidentit me Liridon Lecin

Tri vrasje tronditin Gjilanin, një 53-vjeçar dyshohet se vrau djalin e tij

Tri vrasje tronditin Gjilanin, një 53-vjeçar dyshohet se vrau djalin e tij

Xhemajli rrëfen takimin e parë me Nuhi Berishën

Xhemajli rrëfen takimin e parë me Nuhi Berishën