Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka mirëpritur studenten amerikane Virginia Hugo-Vidal, e cila ka nisur studimet në programin master në gjuhën angleze “Të Drejtat e Njeriut, E Drejta Ndërkombëtare Penale dhe Drejtësia Tranzicionale”.

Sipas njoftimit të Fakultetit Juridik, më 7 tetor 2026, studentja është pritur në një takim mirëseardhjeje nga dekani, prof. Avni Puka.
Hugo-Vidal është studentja e parë me shtetësi amerikane që ndjek studimet e rregullta në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Ky program, që nga viti akademik 2023/2024, ka përfshirë vazhdimisht studentë dhe profesorë ndërkombëtarë, në kuadër të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Studentja e parë amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




